Autor: Abdul-Aziz ibën Baz

Burimi: https://binbaz.org.sa/old/39400

 

 

Pyetje: Kam disa fotografi, të cilat i kam të ruajtura në album! A ka ndalesë për këtë gjë?

 

Përgjigje: Po! As ti, e as askush tjetër nuk duhet t'i ruajë fotografitë e krijesave me shpirt! Qofshin ato fotografi të bashkëshortit, të fëmijëve, të prindërve, apo të tjerëve përveç tyre! Sepse Pejgamberi - sal-lAllahu alejhi ue sel-lem - ka thënë:

لا تَدْعَ صُورَةً إلا طَمَسْتَها

“Mos lër asnjë fotografi pa prishur!”

 

Gjithashtu ai – alejhis-salatu ues-selam –, e ka ndaluar mbajtjen e fotografive në shtëpi! Kur ai e pa një figurë në perde, te shtëpia e Aishes – radijAllahu anha –, e prishi atë, u zemërua dhe tha:

إَنَّ أَصْحَابَ هَذِهِ الصُّوَرِ يُعَذَّبُونَ يَوْمَ الْقِيَامَةِ ، وَيُقَالُ لَهُمْ : أَحْيُوا مَا خَلَقْتُمْ

“Pa dyshim se ata që e kanë bërë këtë figurë, do të dënohen Ditën e Ringjalljes! Atyre do t'u thuhet: “Jepuni jetë këtyre figurave që keni bërë.””

 

Përktheu: Servet Mata