Burimi: Sahab.net

Këto janë fjalët që ka i thënë Shejkhul-Alameh Zejd el-Medkhalij rreth ngjarjeve në Libi [20/4/1432 Hixhrij – 22/02/2011 Miladi):

E gjithë lavdia i takon Allahut, lavdërimi dhe bekimi qoftë mbi të Dërguarin e Allahut, si dhe mbi Familjen dhe Shokët e tij.

E më tej:

Me të vërtetë ne ndiejmë keqardhje për këtë vend dhe po punojmë për situatën tuaj, e lusim Allahun t’jua sjellë lehtësimin sa më shpejtë, dhe dijeni se ky është një fat i caktuar dhe ne jemi një Umet që besojmë në kader duke patur durim, shpresim dhe mundohemi ta largojmë të keqen duke u mbështetur në faktorët Sheriatik. Dhe vërtet, unë i këshilloj nxënësat e dijes sikur ju në këtë fitne e sprovë që:

Së pari, t’i mbështeteni Allahut duke duke kryer obligimet dhe veprat e pëlqyeshme, bëni sa më shumë dua në fundin e natës që Allahu t’a heqë këtë fitne që ka rënë mbi ju. Dhe Allahu ju ka premtuar se do t’ju përgjigjet, sikurse ka thënë i Lavdishmi e i Lartëmadhëruari:

وقال ربكم ادعوني استجب لكم

Dhe ka thënë Zoti juaj: Lutmuni mua e unë do t’ju përgjigjem.

Andaj lutjuni Atij dhe jini të bindur në përgjigjen e Tij.

Së dyti, nëse situata është e tillë që këto forca ushtarake sulmojnë pa hesap të drejtat, pasuritë dhe gjakun e njerëzve, atëherë rrini në shtëpitë tuaja dhe kyçini dyert. Nëse ju sulmon dikush duke ju hyrë brenda e duke hapur dyert, atëherë largojeni atë derisa të mos shkaktohet dëm në nder, në pasuri dhe në jetë. Largojeni atë me të mirë, e nëse kundërshton, atëherë largojeni me çfarë të mundeni. E vërteta është se gjykimi i sheriatit për sulmuesin është që luftohet; nëse vritet është në Zjarr. Kurse ai që u sulmua, nëse dëmtohet ose vritet – dhe ai është Musliman – atëherë ai është në Xhenet, sikurse na ka njoftuar për këtë Pejgamberi (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem).

Dhe unë ju ritheksoj që ta largoni sulmuesin duke përdorur minimumin e forcës që të jetë e mundur. E nëse zullumqari nuk largohet, atëherë është i lejuar luftimi i tij dhe vrasja e tij. Kjo në disa raste mund të jetë edhe obligim nëse ai kërkon të dhunojë pasuritë, nderin dhe gjakun. Kështu pra, largojeni atë me të mirë, pastaj duke përdorur forcën më minimale e kështu me rradhë. Kyçini dyert dhe ruani të drejtat dhe nderin tuaj.

Dhe ne e lusim Allahun që t’ua largojë këtë fitne sa më shpejt dhe t’ua zëvendësojë frikën me siguri.

Ues-selamu ‘alejkum, jepuni selam vllezërve tuaj.

Përktheu: Alban Malaj