Autor: Salih bin Feuzan el-Feuzan

Burimi: Sual ue Xheuab Mustehraxhetun min Durus Sherh Kitab ed-Durru en-nedid fi ikhlasi kelimeti teuhid, li Sheukanij, 939.

 

Pyetje: Shejkh i nderuar, Allahu ju dhëntë sukses, pyetësi thotë: A më lejohet mua si prind, që të kontrolloj telefonin dhe kompjuterin e bijve të mi nga frika se mos ka diçka të keqe aty?

Shejkh Feuzan:  Po, ti e ke detyrë këtë, që të gjurmosh dhe të vështrosh çfarë ka në to. Siç ju thashë, se nuk duhet t’u blihen atyre telefona që përdoren më shumë se për te folur; në këto telefona ka marrëzira, bela dhe gjëra që janë haram. Mos u blini kësi telefona atyre.

Lexuesi: Pyetësi po ashtu thotë: Allahu ju ruajttë, disa njerëz thonë se ky veprim i babait konsiderohet spiunim i ndaluar. A merret parasysh kjo fjalë e tij?

Shejkh Feuzan: Mu kjo fjalë është e pavërtetë! Prindi është i urdhëruar që t’i edukojë, t’i mbikëqyrë dhe të kujdeset për ta. Kjo është obligim për të dhe nuk është spiunim; porse kjo është përmbushje e detyrës të cilën Allahu ia ka obliguar. Por tani në këtë kohë, po ndodh një fatkeqësi, e ajo është se thonë: “Mos ju thoni gjë fëmijëve tuaj, e as grave tuaja, as bijave tuaja! Kjo është dhunë familjare! Lërini ata të bëjnë ç’të duan! Kjo është liri e tyre! Mos u përzieni! Kjo është dhunë familjare.” S’ka ndryshim e as fuqi përveçse me lejen e Allahut! Ata duan që asnjëri të mos e kryejë detyrën e vet dhe çdokush të bëjë çfarë t’i dojë qejfi.

 

Përktheu: Jeton Shasivari