Autor: Shejkh Salih el-Feuzan

 

Pyetje: Ky pyetës thotë: “A është mendimi i keq për Allahun kufër që të nxjerr nga umeti apo është një gjynah prej gjynaheve të mëdha"?

Përgjigje: Nëse ai mendon keq për Allahun, duke menduar se Allahu nuk do ta ndihmojë islamin dhe muslimanët, kjo të nxjerr nga feja. Ndërsa nëse ai mendon keq për Allahun duke menduar se Allahu nuk do ta furnizojë atë, dhe se nuk do ti japë asgjë, etj. atëherë kjo është gjynah. Ama nëse ai ka mendim të keq duke menduar se Allahu nuk do t’i ndihmojë muslimanët dhe se Ai nuk do t’i dënojë qafirat dhe se Ai i përkrah qafirat, u jep atyre, i ndihmon dhe i forcon ata, kjo të nxjerr nga feja islame.

 

Përktheu: Muhamed Kallashi