Kur Allahu, i Plotfuqishëm dhe i Madhëruar, i shikoi të gjitha umetet, pa se umeti i Muhamedit janë më të dobëtit në trup, ky umet e ka jetën më të shkurtër dhe gjithashtu bëjnë më pak vepra. Kështu, Ai ua dërgoi atyre vulën e Profetëve. Nëse do të donim të flisnim për cilësitë e tij të veçanta, do të na duhej shumë kohë, porse unë do të përmend një ndër këto cilësi.
Njëra prej atyre cilësive është se për veprat e pakta do të shpërblehen me shpërblime të mëdha, me të cilat nuk janë shpërblyer umetet e mëhershme.
Atyre u janë caktuar kohëra të vlefshme, siç janë: Dita e Xhuma, Ramazani, Muajt e Shenjtë.
Atyre u janë caktuar vende të vlefshme, siç janë: Mekkeja, Medineja, Bejtul-Makdisi, etj.
Atyre u janë caktuar vepra të pakta, por që kanë shpërblime të mëdha, siç janë: Salauatet për Profetin, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem. Ai që i dërgon vazhdimisht salauate atij, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, do t’i jepen mirësi shumë të mëdha.
Na është transmetuar te Bukhariu në librin “el-Edeb el-Mufred” se kur Profeti, sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, e pyeti Ubej ibën Kabin, radijAllahu anhu, se sa salauate të të dërgoj? Pra sa lutje? Ai i tha: “Aq sa të duash ti!” Kabi i tha: “A t’i bëjë të gjitha salauatet për ty?” Pra, të gjitha lutjtet e mia t’i bëj lutje për ty, sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem? Profeti, sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, i tha: “Atëherë, problemet e tua do të zgjidhen dhe ajo që kërkon do të jepet.”
Përktheu: Jeton Shasivari