Çështja e fundit që ka të bëjë me rëndësinë e kësaj teme është se, ne po shohim në këtë kohë, e cila është koha e shkencës, sipas botëkuptimit të madh që kanë ata, është koha kur janë vetëdijësuar mendjet njerëzore për t'u larguar nga besëtytnitë, është koha kur njeriu kuptoi se duhet të çlirohet nga robërimi i tij për njeriun dhe nga varësia e tij e plotë për njeriun e njëjtë si ai, prapëseprapë ne po shohim që në këtë kohë është shtuar problemi, është shtuar gabimi, është shtuar robërimi i njeriut për njeriun, është shtuar besëtytnia për gjëra që nuk i pranon logjika njerëzore, prandaj është bërë njeriu sot i goditur në logjikën e tij, është bërë aq i ndikuar saqë po bën gjëra që nuk i pranon logjika aspak! Sot po shohim që janë ringjallur tempujt sërish, janë ringjallur teqet sërish, po madhërohen dhe në to po organizohen festime dhe po bëhen për to shumë reklama, me qëllim që të devijojnë njerëzit pa dituri dhe pa udhëzim nga Allahu!

Por ama, përgjigjen dhe kundërpërgjigjen për ta duhet ta merrni përsipër ju, si nxënës të diturisë që jeni. Kjo detyrë është më e madhe sesa të jepni këshilla për moralin, për zbutjen e zemrës, për dhikrin, më e madhe sesa këshilla për të bërë sa më shumë ibadete e kështu me radhë! Këto janë gjëra të mëdha padyshim, secila prej tyre është madhështore pa dyshim, por ama kjo çështje është më madhështorja sepse ky është Teuhidi, i cili është haku i Allahut të Madhëruar e të Lartësuar mbi robërit e Tij!

 

Përktheu: Alban Malaj