Shejkh Salih el Feuzan

Burimi:  http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=138383


 

Pyetje:

Allahu ju dhëntë mirësi, dhe ky pyetës thotë: “Ai që thotë se prerja e dorës së vjedhësit nuk është prej Sheriatit dhe nuk ka dallim në akide (besim) në mes Muslimanëve dhe të Krishterëve,ky (person), a ka bërë kufër?”

Përgjigje nga Shejkh Feuzan:

Po. Këto janë mukeffirat (fjalë dhe vepra që të nxjerrin prej Islami). Ai që thotë se Muslimanët dhe të Krishterët janë njësoj, nuk ka dallim në mes tyre në akide. Ai që thotë se Allahu është tre (Ati, i Biri dhe Shpirti i Shenjtë), a është i njëjtë sikur ai që thotë se Allahu është një Zot i Vetëm? Ëh? Si mund t’i barazosh ata? Ai që thotë se Allahu është tre dhe thotë se Allahu është mesihu i biri i Merjemes, a është ky sikur ai që thotë se Allahu është Një Zot i Vetëm? Jo. Ata nuk janë të barabartë. Ky është kafir dhe ky është musliman. Kjo nuk lejohet (të thuhet).

 

Shejkh Feuzan: Cila është pyetja e dytë?

Lexuesi: Thotë se nuk ka dallim në akide në mes Muslimanëve dhe të Krishterëve?

Shejkh Feuzan: Po, ky është kafir (pabesimtar), nuk kanë nevojë... ai që nuk e bën kafirin kafir është kafir sikur ai. Kur ai thotë se Allahu është tre (Ati, i Biri dhe Shpirti i Shenjtë), e të thotë se akideja e këtij është sikur akideja e Muslimanit?! E lusim Allahun për mirëqenie. Po

Lexuesi: Ky, personalisht, a bën kufër apo se duhet patjetër t’i ngrihet argumenti?

Shejkh Feuzan:

Kjo nuk është ndonjë gjë e paqartë. Argumenti ngrihet për gjëra të paqarta, të cilat kanë nevojë për t’u kuptuar, kurse kjo është diçka e qartë, nuk ka nevojë. Nëse e lexon Kuranin, e merr vesh. Po.

 

Video në AudioSelefi.org

 

Përktheu: Jeton Shasivari