Allahu i Madhëruar e i Lartësuar ngushëlloi Profetin e Tij kur e kaploi pikëllimi. Ai tha:
وَلَا تَحْزَنْ عَلَيْهِمْ وَلَا تَكُ فِي ضَيْقٍ مِّمَّا يَمْكُرُونَ
إِنَّ اللَّهَ مَعَ الَّذِينَ اتَّقَوا وَّالَّذِينَ هُم مُّحْسِنُونَ
"Mos u pikëllo për ta dhe mos u ngushto nga kurthet që po bëjnë ata! Vërtet, Allahu është me ata që e kanë frikë Atë dhe me ata që bëjnë mirë." [en-Nahl, 127-128]
Pra, Urtësia e Allahut është e përkryer, prandaj ne duhet patjetër të meditojmë mbi të. Allahu i Madhëruar e i Lartësuar i sprovon robërit e Tij; nuk i lë ata në një mirësi të vazhdueshme pa i sprovuar, sepse ligji i Allahut në krijimin e njeriut dhe në këtë jetë është sprova.
Sprovohen lloje të ndryshme të njerëzve: sprovë me bollëk dhe fukarallëk, sprovë me shfaqjen dhe fshehjen e të vërtetës, sprovë me madhërimin e Allahut të Madhëruar e të Lartësuar dhe me mos-madhërimin e Tij, sprovë me shpirtin dhe me mendjemadhësinë, sprovimi i njeriut me mendjemadhësi ose me armiqësi, sprovimi i tij me njerëz që e shpërfillin fenë ose që e nderojnë atë.
Pra, në çdo gjendje, njeriu kthehet tek Allahu i Madhëruar e i Lartësuar.
Përktheu: Abdullah Beqiri