Shejkh Salih es-Suhejmi

 

Para se ta përfundoj ligjëratën, dje na u parashtrua një pyetje, edhe pse një pyetje e këtillë është përsëritur, është përsëritur shumë, dhe kemi folur shumë për të. Një pyetës pyet për gjykimin e lidhjes me të vdekurit; si zotimi (betimi) tek ata, therja e kurbanit, namazi, kërkimi e begatisë, fërkimi (tek varrezat), kërkimi i ndihmës në raste vështirësie apo frike (istigatheh), apo të tjera përveç këtyre fatkeqësive të cilat gjenden nëpër vendet e muslimanëve?

Nëse del nga ky vend (nga Arabia Saudite) rrallë herë gjen ndonjë fshat apo qytet përveç se, aty ka një njeri të devotshëm (që ka vdekur) i cili adhurohet përveç Allahut, më keq se adhurimi i Kurejshëve për Latin dhe ‘Uzanë. Kurejshët në raste vështirësie e harronin Latin dhe ‘Uzanë dhe i ktheheshin Allahut. Kurse këta që janë lidhur pas të vdekurve i adhurojnë ata kur janë në mirëqenie dhe kur janë në vështirësi, dhe u luten e u përgjërohen atyre dhe i ngrenë duart duke iu lutur atyre, dhe kërkojnë prej tyre fëmijë dhe ndihmë (medet).

Dhe unë them ai që e bën këtë nuk është musliman, e them troç fare dhe transmetojeni këtë fetva nga unë në të gjitha horizontet, kush i bën këto gjëra ka dalë nga Islami.
Kush shkon tek një i vdekur apo tek një i gjallë dhe i lutet atij apo shpreson prej tij, dhe kërkon prej tij duke thënë: “Më ndihmo o filan!” “Na e largo të keqen o filan!” “Më jep o filan!”

(Përderisa ai person i bën këto gjëra që u përmenden), të mos e lodh veten e tij me namaz, as me agjërim, as me zekat, e as me Haxh, sepse të gjitha këto (vepra të mira) do të bëhen pluhur e hi.

وَقَدِمْنَا إِلَىٰ مَا عَمِلُوا مِنْ عَمَلٍ فَجَعَلْنَاهُ هَبَاءً مَّنثُورًا

 

“Dhe Ne do t’u qasemi veprave që kanë bërë ata dhe do t’i shndërrojmë në pluhur e hi.” Furkan, 23

Si o robi i Allahut! E harron Zotin tënd i Cili të sheh kudo që gjendesh, dhe i sheh lëvizjet e tua midis atyre që përulen në sexhde, Ai i di sekretet edhe më të fshehta. Ai i Cili të ka urdhëruar të thuash:

قُلْ إِنَّ صَلَاتِي وَنُسُكِي وَمَحْيَايَ وَمَمَاتِي لِلَّـهِ رَبِّ الْعَالَمِينَ ﴿١٦٢﴾ لَا شَرِيكَ لَهُ ۖ وَبِذَٰلِكَ أُمِرْتُ وَأَنَا أَوَّلُ الْمُسْلِمِين

“Në të vërtetë, namazi im, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime, i përkasin vetëm Allahut, Zotit të botëve. Ai nuk ka asnjë ortak. Kështu jam urdhëruar dhe unë jam i pari që i nënshtrohem Atij.” el-En'am, 162 - 163

Ai që të thotë ty:

أَمَّن يُجِيبُ الْمُضْطَرَّ إِذَا دَعَاهُ وَيَكْشِفُ السُّوءَ

“A ka më të mirë se Ai që i vjen në ndihmë nevojtarit të këputur, kur i lutet Atij, që jua largon të keqen.” en-Neml, 62

وَإِذَا سَأَلَكَ عِبَادِي عَنِّي فَإِنِّي قَرِيبٌ ۖ أُجِيبُ دَعْوَةَ الدَّاعِ إِذَا دَعَانِ ۖ فَلْيَسْتَجِيبُوا لِي وَلْيُؤْمِنُوا بِي لَعَلَّهُمْ يَرْشُدُونَ

“Kur robërit e Mi (besimtarë) të pyesin për Mua, (thuaju se) Unë jam afër, i përgjigjem lutjeve të lutësit, kur ai më lutet Mua. Prandaj, le t’i përgjigjen thirrjes Sime dhe le të më besojnë Mua, për të qenë në rrugë të drejtë.”
el-Bekare, 186

Ai që thotë:

وَقَالَ رَبُّكُمُ ادْعُونِي أَسْتَجِبْ لَكُمْ ۚ إِنَّ الَّذِينَ يَسْتَكْبِرُونَ عَنْ عِبَادَتِي سَيَدْخُلُونَ جَهَنَّمَ دَاخِرِينَ

“Zoti juaj ka thënë: “Lutmuni Mua, se do t’ju përgjigjem! Me të vërtetë, ata që tregohen mendjemëdhenj e nuk duan të Më adhurojnë, do të hyjnë në Xhehenem të poshtëruar!” Gafir, 60

Dhe Ai (Xhel-le ue 'Ala) thotë:

َمَنْ أَضَلُّ مِمَّن يَدْعُو مِن دُونِ اللَّـهِ مَن لَّا يَسْتَجِيبُ لَهُ إِلَىٰ يَوْمِ الْقِيَامَةِ وَهُمْ عَن دُعَائِهِمْ غَافِلُونَ ﴿٥﴾وَإِذَا حُشِرَ النَّاسُ كَانُوا لَهُمْ أَعْدَاءً وَكَانُوا بِعِبَادَتِهِمْ كَافِرِينَ

“Kush është më i humbur se ai, i cili, në vend Allahut, u lutet atyre që nuk mund t’u përgjigjen deri në Ditën e Kiametit e që janë krejt të pavetëdijshëm ndaj lutjes së tyre?! Kur të tubohen njerëzit (në Ditën e Gjykimit), idhujt do të jenë armiq të tyre dhe do ta mohojnë adhurimin e tyre.”
el-Ahkaf, 5 - 6

Atë që e thotë (Subhanehu ue Te'Ala) :

وَالَّذِينَ تَدْعُونَ مِن دُونِهِ مَا يَمْلِكُونَ مِن قِطْمِيرٍ ﴿١٣﴾ إِن تَدْعُوهُمْ لَا يَسْمَعُوا دُعَاءَكُمْ وَلَوْ سَمِعُوا مَا اسْتَجَابُوا لَكُمْ ۖ وَيَوْمَ الْقِيَامَةِ يَكْفُرُونَ بِشِرْكِكُمْ ۚ وَلَا يُنَبِّئُكَ مِثْلُ خَبِيرٍ

“Kurse ata që ju i adhuroni krahas Tij, nuk zotërojnë as sa cipa e bërthamës së hurmës. Nëse ju u luteni atyre, ata nuk e dëgjojnë lutjen tuaj, por edhe sikur ta dëgjonin, nuk do t’ju përgjigjeshin. Në Ditën e Kiametit, ata do ta mohojnë adhurimin që u bënit atyre. Askush nuk mund të të njoftojë ty (o Muhamed) ashtu si Ai që është i Gjithëdijshëm.” Fatir, 13 - 14

Atë që e thotë i Lartësuari:

وَأَنَّ الْمَسَاجِدَ لِلَّـهِ فَلَا تَدْعُوا مَعَ اللَّـهِ أَحَدًا

“Xhamitë i janë kushtuar vetëm Allahut, prandaj mos iu lutni askujt, krahas Allahut!” el-Xhin, 18

Atë që e thotë i Lartësuari:

ادْعُوا رَبَّكُمْ تَضَرُّعًا وَخُفْيَة

“Lutjuni Zotit tuaj përulshëm dhe në vetveten tuaj!” el-‘Araf, 55

Atë që e thotë i Lartësuari:

وَادْعُوهُ خَوْفًا وَطَمَعًا

“Dhe luteni Atë duke pasur frikë (dënimin) dhe duke shpresuar (mëshirën).” el-‘Araf, 56

وَيَدْعُونَنَا رَغَبًا وَرَهَبًا

“Dhe Na luteshin, me shpresë e frikë.”
el-Enbija, 90

Atë që e thotë i Lartësuari:

إِذْ تَسْتَغِيثُونَ رَبَّكُمْ فَاسْتَجَابَ لَكُمْ

“Kur ju kërkuat ndihmë nga Zoti juaj e Ai ju përgjigj.” el-Enfal, 9

Ku jeni ju o musliman nga këto ajete?! Ku jeni o ju që jeni lidhur me varret dhe u luteni të vdekurve përveç Allahut, dhe therrni kurban për ta dhe zotoheni për ta?! Ku është logjika juaj, a e keni fshirë fare? A mos vallë e keni fshirë logjikën tuaj kur ndaleni para një të vdekuri tek varri i tij dhe thoni: “Na jep o filan!” “Na ndihmo o filan!” “Na e largo të keqen o filan” A mos e ke humbur logjikën tënde apo ke luajtur mendsh?
Kush është ai që të ka lidhur me këtë varr dhe këtë vdekur? Betohem në Allahun, i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) i cili është njeriu më i mirë i njerëzimit, më i miri i njerëzimit, (ka thënë)

“Unë jam zotëriu i bijve të Ademit dhe kjo nuk është mburrje.”

Dërgoni më shpesh salate (lutje) dhe selame (përshëndetje) për të e mos jini koprracë. Po ju pyes për Hir të Allahut, a ka në dorë ai (Profeti) ndonjë ndihmë kur ju kërkoni ndihmë prej tij? Ndërsa Allahu ('Azze ue Xhel-le) i thotë atij (Profetit):

قُل لَّا أَقُولُ لَكُمْ عِندِي خَزَائِنُ اللَّـهِ وَلَا أَعْلَمُ الْغَيْبَ

“Thuaj: “Unë nuk ju them se zotëroj thesaret e Allahut apo se e di të padukshmen.” el-En'am, 50

قُل لَّا أَمْلِكُ لِنَفْسِي نَفْعًا وَلَا ضَرًّا إِلَّا مَا شَاءَ اللَّـهُ ۚ وَلَوْ كُنتُ أَعْلَمُ الْغَيْبَ لَاسْتَكْثَرْتُ مِنَ الْخَيْرِ وَمَا مَسَّنِيَ السُّوءُ

“Thuaj: “Unë nuk mund t’i sjell vetes as dobi, as dëm, përveçse aq sa dëshiron Allahu. Sikur ta dija të padukshmen, do t’i shumoja të mirat dhe nuk do të më prekte asnjë e keqe.” el-'Araf, 188

Ku jeni ju me këto ajete? Ku është logjika e muslimanëve?

Është për t'u habitur sepse gjen prej atyre që janë student universitar (të fesë), apo ndoshta mund të gjesh prej atyre që e din gjithë Kuranin përmendsh, dhe i lexon këto ajete dhe nuk i kupton ato aspak! Lexon ajetin:

أَمَّن يُجِيبُ الْمُضْطَرَّ إِذَا دَعَاهُ

“Ai që i vjen në ndihmë nevojtarit të këputur, kur i lutet Atij.” En-Neml, 62

Andaj, kur mbaron së lexuari (Kuran) i drejtohet varrit të filanit dhe thotë: “Më ndihmo o filan!” “Përgjigjmu dhe ndihmomë o filan!” “Më jep o filan!”
Nuk ka ndryshim e as fuqi veçse me Allahun.

Këto janë disa nga fatkeqësitë e mëdha në të cilat bien shumë njerëz të rëndomtë dhe të thjeshtë, (e gjithë kjo ndodh) para syve të disa dijetarëve të cilët nuk e kryejnë obligimin tyre kundrejt këtyre.
Andaj, ki kujdes o robi Allahut! Bëje adhurimin tënd sinqerisht për Allahun, Një të Vetëm, mos u lidh me dikë tjetër përveç Allahut, e as me Profetin (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) e as me dikë tjetër. Të mos ju mashtrojnë fetvat e injorantëve, porse ju kapuni pas asaj që thotë Allahu dhe thotë i Dërguari i Tij. Profeti (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) thotë:

“Mos e teproni duke më lëvduar mua ashtu siç e lëvduan të Krishterët birin e Merjemes, unë jam vërtet një rob i Tij, andaj thoni robi i Allahut dhe i Dërguari i Tij.”

“Kini kujdes nga ekstremizmi, sepse vërtet i shkatërroi ekstremizmi ata që ishin para jush.”

Dhe ka thënë: “Të shkatërruar janë ekstremistët.”

Ki kujdes o robi Allahut! Drejtoju Allahut (në lutje). Dhe ndiqe Profetin (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem), Kërko afrim tek Allahut duke e ndjekur Profetin, duke e dashur atë dhe duke ecur sipas Sunetit të tij, ky është udhëzimi i vërtetë. Dhe për këtë arsye disa poezi të cilat i përmban poema e Busejrit (e njohur edhe si Poema Burda) janë shirk i qartë, shirk, shirk, shirk.

“O më bujari (Profet) i njerëzimit, nuk kam kënd tjetër tek i cili mbrohem përveç teje” – kjo është shirk.
(Nëse pas ringjalljes sime, ai (Profeti) nuk më merr për dore me mirësi) [1] përndryshe thuaj o rrëshqitja e këmbës sime.” – kjo është Shirk.

“Vërtet nga begatitë e tua (e Profetit) është kjo botë dhe bota tjetër. Dhe nga dija jote është dija për Leuhi-Mahfudhin dhe Lapsin.” – kjo është Shirk i Madh.

“Lëre atë që pretendojnë të Krishterët për Profetin e tyre, atëherë vendos dhe thuaj ç'të duash duke e lëvduar atë (Profetin).” – kjo është Shirk.

Pra (sipas tyre): mos thuaj biri Allahut por thuaj: "O i Dërguari i Allahut më ndihmo!" A është kjo e saktë?  Ë ?

Ai thotë: Ti vetëm mos thuaj se është biri i Allahut. Po, kjo është në rregull. Por pas kësaj (sipas tyre) thuaj ç'të duash, kërko ndihmë (prej Profetit), kërko fëmijë, kërko përkrahje dhe ndihmë. A është kjo e saktë? Jo, betohem në Allahun, mu kjo është Shirk, për të cilin Allahu ka dërguar Profet, dhe për hir të kësaj ka zbritur libra.

Pra, ki frikë Allahun o robi Allahut në Teuhid, mos u zemëro o robi Allahut nga përsëritja e këtyre çështjeve, sepse kjo është sëmundje e pashërueshme e cila i ka përçarë muslimanët dhe i ka ndarë ata në sekte dhe grupacione.

E lus Allahun Bujar, Zotin e Arshit të madh me Emrat e Tij të Bukur dhe Cilësitë e Tij të Larta që t'i bashkojë muslimanët në Teuhid, dhe t'i largoj nga ata format e Shirkut, e veçanërisht atë (shirk) që ka të bëj me varret. Vërtetë Ai është Mbrojtës dhe i Plotfuqishëm për çdo gjë.

Video në AudioSelefi.org

Përktheu: Jeton Shasivari


Fundnota:

[1] Shejkh Salih es-Suhejmi (Allahu e ruajtë) e përmend vetëm vargun e poezisë ku thotë, ”Përndryshe thuaj o rrëshqitja e këmbës sime,” por para këtij vargu që përmend Shejkhu është vargu tjetër që i paraprin këtij e që e kam futur në kllapa, ku thotë:  “Nëse pas ringjalljes sime, ai (Profeti) nuk më me merr për dore me mirësi,” i cili është nga vargjet e poemës së Busejrit. Por Shejkhu nuk e përmend këtë varg ndoshta nga harresa, por është informuar se kjo poemë përmban Shirk. Un solla edhe vargun që ndërlidhet me atë që e thotë Shejkhu sepse sikur ta lija vetem këtë varg, “Përndryshe thuaj o rrëshqitja e këmbës sime,” kjo nuk ka kuptim dhe lexuesi nuk sheh ndonjë lloj Shirku.

Shënim përkthyesi: Shejkh Salih el-Feuzan (Allahu e ruajtë) në librin e tij “I'anetul-Mustefid bi Sherhi Kitabi-Teuhidi” në fq. 333, vëllimi 1, në lidhje me këto dy vargje të poezisë që u përmendën më lartë thotë:
“Kjo (d.m.th këto vargje) është në përputhje me besimin e idhujtarëve, se i Dërguari e merr me dorën e tij dhe e shpëton nga Zjarri, kjo nuk është e vërtet, nuk e shpëton atë nga zjarri askush tjetër përveç Allahut (Subhanehu ue te'Ala) në qoftë se ka qenë prej njerëzve të Imanit.”