Autor: Komisioni i Përhershëm për Fetva

Burimi: Fetaua Lexhneti Daimeh, vëll. 22, fq. 399

 

 

Pyetja e dytë nga fetvaja me nr. 2882.

Pyetja: A i lejohet Muslimanit të hajë nga ushqimet që Ehlul-Kitabi (Jehudët dhe të Krishterët) ose mushrikët (idhujtarët) i përgatisin për festat e tyre, apo të pranojë ndonjë dhuratë që ua japin për hir të festave të tyre?

 

Përgjigje: Nuk i lejohet Muslimanit të hajë ndonjë gjë nga ushqimet që bëjnë Jehudët, apo të Krishterët, apo mushrikët, për hir të festave të tyre. Po ashtu, nuk i lejohet Muslimanit që të pranojë ndonjë dhuratë për hir të festave të tyre. Për arsye se kjo (pranimi i dhuratës apo ushqimit) është nderim për pabesimtarët, është bashkëpunim në shfaqjen e simboleve të fesë së tyre, është promovim i shpikjeve (bidateve) të tyre, dhe pjesëmarrje në ndarjen e gëzimit gjatë ditëve të festave të tyre.

Kjo mund të shpie deri tek ajo që t’i marrim festat e tyre duke i bërë festa tonat, apo të paktën, mund të na shpie te ftesat e ndërsjella, ngrënia e ushqimeve, apo dhuratave për festat tona dhe festat e tyre. Kjo është prej fitneve dhe shpikjeve në fe. Është vërtetuar nga Pejgamberi – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – se ka thënë:

من أحدث في أمرنا ما ليس منه فهو رد

“Kush shpik në çështjen (fenë) tonë, diçka që nuk është prej saj, ajo (vepër) është e refuzuar.”

Po ashtu, nuk lejohet t’u jepet ndonjë gjë si dhuratë për hir të festave të tyre.

 

Prej Allahut vjen suksesi.

Lëvdata dhe shpëtimi qoftë për Pejgamberin tonë Muhamedin, familjen e tij dhe shokët e tij.  

Kryetar: ‘Abdul-‘Aziz bin Abdullah bin Baz

Zëvendëskryetar: AbduRrezak el-‘Afifi

Anëtar: Abdullah bin Ku’ud

 

 

 

Përktheu: Jeton Shasivari