Autor: Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan

Burimi: el-Bejanu li Akhtai b’adil Kuttab, vëll. 3, fq. 325

 

 

Lavdia dhe falënderimi i takon Allahut, shpëtimi dhe lavdërimi i Allahut qoftë për të Dërguarin e Allahut, Pejgamberin tonë Muhamedin, për familjen e tij, shokët e tij dhe ata që e pasojnë atë.

Më tej:

 

Feja jonë është e ndërtuar mbi tolerancë dhe lehtësim. Pejgamberi – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – ka thënë:

بُعِثْتُ بِالْحَنِيفِيَّةِ السَّمْحَةِ

“Jam dërguar me fenë e pastër (të vërtetë) dhe të lehtë.” [1]

 

Ka thënë Allahu i Lartësuar:

 

وَمَا جَعَلَ عَلَيْكُمْ فِي الدِّينِ مِنْ حَرَجٍ ﴾ ﴿

“...dhe nuk ka bërë për ju vështirësi në fe...” el-Haxh, 78

 

Andaj, toleranca dhe lehtësimi janë prej shenjave të kësaj feje madhështore, gjë që ishte e kundërta me vështirësitë dhe mundimet e Sheriateve të mëparshme, të cilat Allahu i bëri për pasuesit e këtyre Sheriateve për shkak të tejkalimit të kufijve dhe kundërshtimeve të tyre ndaj urdhrave të Allahut dhe kundërshtimeve ndaj Pejgamberëve të tyre.

 

Toleranca dhe lehtësimi në Sheriatin Islam janë të rrënjosura në urdhëresat, ndalesat dhe ligjësimet e Sheriatit; toleranca dhe lehtësimi nuk bëhen duke hequr dorë në ndonjë dispozitë sheriatike, sepse kjo është servilizëm në fenë e Allahut e nuk është tolerancë.

 

Allahu i Lartësuar ka thënë:

 

﴿أَفَبِهَـٰذَا الْحَدِيثِ أَنْتُمْ مُدْهِنُونَ﴾

“A ndaj kësaj fjale (Kuranit) ju po serviloseni (po gënjeni).” El-Uakiah, 81

 

Ka thënë Allahu i Lartësuar:

 

﴿وَدُّوا لَوْ تُدْهِنُ فَيُدْهِنُونَ﴾

“Ata duan që ti të bësh lëshime në fe, kështu edhe ata të bëjnë lëshime.” El-Kalem, 9

 

Pabesimtarët nuk i gëzon diçka tjetër vetëm që ne të heqim dorë plotësisht nga feja jonë.

 

Allahu i Lartësuar ka thënë:

 

﴿وَلَنْ تَرْضَىٰ عَنْكَ الْيَهُودُ وَلَا النَّصَارَىٰ حَتَّىٰ تَتَّبِعَ مِلَّتَهُمْ﴾

“As Jehudët, e as të Krishterët nuk do të jenë të kënaqur me ty derisa të pasosh fenë e tyre...” el-Bekare, 120

 

Allahu i Lartësuar ka thënë:

 

﴿وَدُّوا لَوْ تَكْفُرُونَ كَمَا كَفَرُوا فَتَكُونُونَ سَوَاءً﴾

“Ata duan që ju të mohoni (ta lini Islamin) ashtu siç e mohuan ata, e të bëheni njësoj si ata...” Ali-Imran, 89

 

Të debatosh me ta në formën më të mirë, është gjë e kërkuar në Sheriat, me qëllim që t’i bindësh atë për të vërtetën, përndryshe debati me ata është i kotë, ose ata përmes këtij debati, synojnë që ne të heqim dorë nga ndonjë gjë e caktuar e fesë sonë. Në këtë rast, ne nuk tregohemi të butë, që ata të mos kenë shpresa, përkundrazi ne u flasim me fjalë të ashpra në mënyrë që t’i humbin shpresat nga kërkesat e tyre.

 

Ka thënë i Lartësuari:

 

﴿يَا أَيُّهَا النَّبِيُّ جَاهِدِ الْكُفَّارَ وَالْمُنَافِقِينَ وَاغْلُظْ عَلَيْهِمْ ﴾

“O ti Pejgamber, luftoi pabesimtarët dhe munafikët, dhe tregohu i ashpër ndaj tyre.” et-Teubeh, 73

 

Ka thënë i Lartësuari:

 

﴿وَلَا تُجَادِلُوا أَهْلَ الْكِتَابِ إِلَّا بِالَّتِي هِيَ أَحْسَنُ إِلَّا الَّذِينَ ظَلَمُوا مِنْهُمْ﴾

“Mos debatoni me Ithtarët e Librave (Jehudët dhe të Krishterët) vetëm se me atë që është më e mirë (me fjalë të buta dhe të bukura), përveç atyre që kanë bërë zullum.” el-Ankebut, 43

 

Sepse butësia me ta në këtë rast është mosvënie e gjërave në vendin e duhur, siç ka thënë poeti el-Mutenebbij:

إذا أنتَ أكْرَمتَ الكَريمَ مَلَكْتَهُ

وَإنْ أنْتَ أكْرَمتَ اللّئيمَ تَمَرّدَا

وَوَضْعُ النّدى في موْضعِ السّيفِ بالعلى

مضرٌّ كوضْع السيفِ في موضع النّدى

 

Nëse ti e nderon fisnikun, e ke bërë për vete

Nëse ti e nderon të poshtrin, ai do të hidhet kundër teje

Kur përdoret bamirësia në vend të ashpërsisë

Është e dëmshme sikur ashpërsia kur përdoret në vend të bamirësisë

 

Ajo që po dëgjojmë, shohim dhe lexojmë nga folësit dhe hatibët tanë është nxitja për tolerancë me armiqtë dhe se feja jonë është fe e tolerancës dhe dashurisë. Kjo fjalë në këtë mënyrë absolute, nuk është në rregull, sepse për pasojë, kjo fjalë do të keqpërdoret dhe i fut dyshime dëgjuesit dhe lexuesit.

 

Andaj, duhet pasur kujdes te kjo çështje dhe duhen vendosur gjërat në vendin që u takojnë. Sa e sa herë i kemi përsëritur këto fjalë, dhe pabesimtarët prapëseprapë nuk i kanë ndërruar huqet e tyre karshi nesh dhe fesë sonë. Nuk është larg ajo që ndodhi që u shqyen mus’hafat dhe u hodhën nëpër tualete si dhe u sha Pejgamberi ynë Muhamedi – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem.

 

﴿وَمَا تُخْفِي صُدُورُهُمْ أَكْبَرُ﴾

“...kurse ajo që ata (pabesimtarët) fshehin në gjokset e tyre, është akoma më e madhe.” Ali Imran, 118

 

Andaj, veprat e tyre që i bëjnë kundër Muslimanëve, flasin më shumë se fjalët e tyre, siç ndodhi në Afganistan, Irak, Bosnje dhe Hercegovinë.

 

 

Allahu i Lartësuar e ka thënë të vërtetën kur thotë:

 

﴿وَلَا يَزَالُونَ يُقَاتِلُونَكُمْ حَتَّىٰ يَرُدُّوكُمْ عَنْ دِينِكُمْ إِنِ اسْتَطَاعُوا﴾

“Ata do t’u luftojnë juve vazhdimisht derisa t’ju largojnë nga feja juaj, nëse munden...” el-Bekare, 217

 

Me kaq po e mbaroj.

 

E lusim Allahun që t’i japë fitore Fesë së Tij dhe ta lartësojë Fjalën e Tij si dhe t’i poshtërojë armiqtë e Tij.

 

Shkroi:

Salih bin Feuzan el-Feuzan

Anëtar i Komitetit të Dijetarëve të Mëdhenj

 

 

Fundnota:

[1] E ka nxjerrë Ahmedi (5/266) nga hadithi i Ebi Umames dhe Buhariu e komentoi këtë hadith me fjalët:

 

«أَحَبُّ الدِّينِ إلى اللَّهِ الْحَنِيفِيَّةُ السَّمْحَةُ»

“Feja më e dashur tek Allahu është feja e pastër (e sinqertë) dhe e lehtë”

“Kitabul-Iman – Libri i Besimit” në kapitullin “ed-Dinu jusrun – Feja është lehtësim,” po ashtu e ka përcjellë Buhariu në “Edebul Mufred” (287), nga ibën Abbasi.

 

 

Përktheu: Jeton Shasivari