Disa ligjërues për shembull përmendin ndodhi nga Profetët, por ama çfarë dobie ka nga përmendja e kësaj ndodhie? A mos është dobia që ata shpëtuan kurse ata që s'ishin me ta u mbytën apo u ndëshkuan apo u shkatërruan? Po, ama përse ndodhi kjo gjë? Sepse ata të cilët i ndihmoi Allahu ishin të Dërguarit e Tij dhe pasuesit e të Dërguarve, njerëzit e Teuhidit, njerëzit që e përmbushin hakun e Allahut, njerëzit që pasojnë Sheriatin e Tij! E përse i ndëshkoi Allahu njerëzit e tjerë? Sepse ata ishin njerëz që i bënin shirk Allahut! Prandaj, ne duhet patjetër që të fusim në ndodhitë e Profetëve këtë parim, këtë rregull, duhet patjetër!

Për këtë arsye, dijetari i Islamit dhe ripërtëritësi i tij, imami Muhamed ibën 'Abdul-Uehab, Allahu i Lartësuar pastë mëshirë për të, kur përmend në Tefsirin e tij ndodhitë e Profetëve, e në secilën ndodhi ai përmend këtë mësim që nxirret prej saj: që Allahu ndihmoi njerëzit e Teuhidit të Tij dhe poshtëroi njerëzit që i bëjnë shirk Atij! Edhe kur shkroi librin e tij për Siran, jetëshkrimin e Profetit - sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem -, me titullin "Mukhtesar es-Sijrah", në të gjitha mësimet që nxirrte prej saj, ai fuste këtë dobinë:

"Kjo është ajo që i ndodhi njerëzve të shirkut!"

"Kjo është ajo që i ndodhi njerëzve të Teuhidit!"

 

Përktheu: Alban Malaj