Teuhidi është urdhëresa e parë, kurse shirku është ndalesa e parë.
E përderisa Teuhidi është gjëja e parë që kërkohet në jetë, është gjëja e parë që i kërkohet qafirit për të hyrë në Islam, atëherë atij i kërkohet që të pranojë Teuhidin. Pra, jeta e lumtur fillon me Teuhidin dhe po ashtu mbaron me Teuhidin.
Prandaj ka thënë i Dërguari i Allahut - sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem -:
لقنوا موتاكم لا إله إلا الله فإنه من كان آخر كلامه لا إله إلا الله دخل الجنةَ.
"Mësojini ata që janë në prag të vdekjes që të thonë La ilahe il-lAllah, sepse kush thotë fjalën e tij të fundit La ilahe il-lAllah do të hyjë në Xhenet!"
Pra, mësojini ata që janë në prag të vdekjes, të cilëve po u del shpirti, e jo atyre që kanë vdekur, se po vdiq ai do të kalojë nga bota e veprave për në botën e shpërblimit.
Përktheu: Alban Malaj