Autor: Abdur-Razzak bin Abdul-Muhsin el-Bedër

Burimi: Mukhtesar Fikh el-Esmaa el-Husnaa, fq. 29

 

Emrat:

El-Kauij (القَوِيُّ) - i Forti

el-Metiin (المَتِينُ) - i Plotfuqishmi

 

Emri i Allahut “el-Kauij” ka ardhur në disa vende në Kuranin Fisnik, prej tyre është fjala e të Lartësuarit:

ٱللَّهُ لَطِیفُۢ بِعِبَادِهِۦ یَرۡزُقُ مَن یَشَاۤءُۖ وَهُوَ ٱلۡقَوِیُّ ٱلۡعَزِیزُ

“Allahu është i butë me robërit e Tij, Ai furnizon kët të dojë, Ai është i Forti, Ngadhënjyesi.” Esh-Shura, 19

Ndërsa emri i Allahut “el-Metiin” nuk ka ardhur veçse në një vend të vetëm, i shoqëruar me cilësimin e Allahut që Ai ka fuqi, Allahu i lartësuar thotë:

إِنَّ ٱللَّهَ هُوَ ٱلرَّزَّاقُ ذُو ٱلۡقُوَّةِ ٱلۡمَتِینُ

“Në të vërtetë që Allahu është Furnizuesi, Ngadhënjyesi i Plotfuqishëm.” edh-Dharijat, 58

Kuptimi i emrit “el-Metiin” është: Ai që ka fuqi të madhe, ndërsa kuptimi emrit “el-Kauij” është: Ai të cilit nuk i bënë dot ballë asgjë, nuk e mund dot askush, nuk e kthen dot caktimin e Tij askush, urdhrat e Tij ekzekutohen dhe caktimi i Tij për krijesat vazhdon; Ai ngre atë që do, poshtëron atë që do, ndihmon atë që do, braktis atë që do. Pra e gjithë fuqia është e Allahut, nuk ka triumfues tjetër përveç atij që ka ndihmuar Ai, nuk ka krenar veç atij që Ai e ka bërë krenar, Allahu i lartësuar thotë:

إِن یَنصُرۡكُمُ ٱللَّهُ فَلَا غَالِبَ لَكُمۡۖ وَإِن یَخۡذُلۡكُمۡ فَمَن ذَا ٱلَّذِی یَنصُرُكُم مِّنۢ بَعۡدِهِۦۗ وَعَلَى ٱللَّهِ فَلۡیَتَوَكَّلِ ٱلۡمُؤۡمِنُونَ

“Nëse Allahu ju ndihmon, atëherë s'ka kush që mund t'ju mposhtë, e nëse Ai ju lë pa ndihmë, atëherë kush është ai që mund t’ju ndihmojë juve pas Tij? Pra vetëm Allahut le t'i mbështeten besimtarët.” Al-Imran, 160

Besimi i robit në këtë emër, e bënë atë që të jetë i përulur para Allahut, të nënshtruar ndaj Tij, ti frikësohet Atij të Dëlirit nga çdo e metë, ti kërkojë mbrojtje vetëm Atij, ti mbështetet Atij, ti nënshtrohet madhështisë së Tij, t’ia dorëzojë të gjitha çështjet Atij, dhe ta distancojë veten e vetë nga fuqia dhe ndryshimi veçse duke iu mbështetur Atij.

 

Përktheu: Alban Malaj