Bismilah...

Autor: Shejkh Rabij ibën Hadij el-Medkhalij

Burimi: http://www.sahab.net/forums/?showtopic=123687

Pyetje:

Xhemati i Ikhuanul Musliminëve thërret në bashkimin e Feve, shpresojmë prej jush të na sqaroni devijimin e kësaj thirrjeje, dhe a është kjo Akijde e kufrit?

Përgjigja:

Me të vërtetë kjo thirrje ekziston në këtë kohë; d.m.th. kjo ka ndodhur në Sudan, dhe janë mbajtur konferenca për të, dhe dijetarët e këtij vendi kanë shkruar për bashkimin e Feve dhe e kanë sqaruar që thirrja në të (bashkimin e Feve) është kufër. Fetvat janë shpërndarë këtu në këtë vend (Arabi Saudite) dhe lavdia i takon Allahut. Dijetarët e këtyre fetvave janë në sunnet dhe – in shaa Allah - i bëjnë ballë të kotës (batil) kudo që të jetë dhe çfarëdo që të jetë origjina e saj dhe kanë pohuar se thirrja për në bashkimin e Feve është thirrje e kufrit.

إِنَّ الدِّينَ عِندَ اللَّهِ الْإِسْلَامُ

“Me të vërtetë e vetmja fe e pranuar te Allahu është Islami.” Ali-Imran, 19

Nuk pranon asnjë fe.

وَمَن يَبْتَغِ غَيْرَ الْإِسْلَامِ دِينًا فَلَن يُقْبَلَ مِنْهُ وَهُوَ فِي الْآخِرَةِ مِنَ الْخَاسِرِينَ

“Dhe kush kërkon fe tjetër përveç Islamit, ajo nuk do t’i pranohet kurrë, dhe në botën tjetër do të jetë prej të humburve.” Ali-Imran, 85

Pa dyshim se ai që mendon se të gjitha fetë janë njësoj – Islami, Hebreizmi, Krishterimi – ai është më qafir se Hebrenjtë dhe të Krishterët. Dijetarët i shpallën qafira Tatarët për shkak të kësaj Akideje dhe i luftuan ata.

I luftuan vetëm për atë se thanë: “Nuk ka dallim në mes Hebreizmit, Islamit dhe Krishterimit.” Kur ata (dijetarët) e morën vesh këtë prej tyre, thanë: “Ata janë qafira, të dalë nga feja, zindika, luftojini ata,” dhe ata i luftuan.

Perktheu: Servet Mata