Bismilah...

Autor: Shejkhul-Islam Ibën Tejmijjeh

Burimi: Mexhmu’ul-Fetaua, vëll.12/fq.502

 

? Është pyetur Shejkhul-Islam Ibën Tejmijeh, Allahu e mëshiroftë, për një njeri që thotë se Allahu nuk i foli Musait me fjalë, porse e krijoi fjalën dhe zërin te një pemë, kurse Musai - 'alejhis-selam - e dëgjoi nga pema jo nga Allahu; dhe se Allahu i Plotëfuqishëm e i Madhërishëm nuk i foli Xhibrilit me Kur'anin, porse ai e mori Kur'anin nga Pllaka e Ruajtur (el-Leuh el-Mahfudh). A është ai në rrugën e saktë apo jo?

 

? Ai u përgjigj: Të gjitha lavdet dhe falenderimet janë për Allahun. Ky njeri nuk është në rrugën e saktë, përkundrazi ky është i devijuar, shpifës dhe gënjeshtar, sipas konsensusit të Selefëve dhe Imamëve të Umetit, madje ai është qafir dhe është obligim që t’i kërkohet atij që të pendohet. Ai ose do pendohet ose do të ekzekutohet, edhe nëse ai thotë:

“Unë nuk e përgënjeshtroj fjalën e Kur`anit!” – që është fjala e Allahut:

وَكَلَّمَ اللَّهُ مُوسَى تَكْلِيمًا

“Dhe i foli Allahu Musait me fjalë.” [en-Nisa, 164]

- Përkundrazi, unë e pohoj që kjo fjalë është e vërtetë, mirëpo unë mohoj domethënien dhe realitetin e saj!”

Në të vërtetë këta njerëz që thonë këto fjalë janë Xhehmitë, për të cilat kanë rënë në consensus Selefët dhe Imamët se ata janë më të këqijtë nga njerëzit e epsheve dhe bidateve, saqë shumë prej Imamëve i kanë nxjerrë fare Xhehmitë nga shtatëdhjetë e dy sektet.

 

Përktheu: Alban Malaj