Bismilah...

Autor: Shejkh Rabij’ Ibën Hadij el-Medkhalij

Burimi: http://www.rabee.net/ar/articles.php?cat=8&id=306

Me Emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit.

Të gjitha lavdet i takojnë vetëm Allahut, kurse lavdërimet dhe paqja qofshin për të Dërguarin e Allahut, si dhe për Familjen e tij, për Shokët e tij dhe për të gjithë ata që ndjekin Udhëzimin e tij.

E më tej:

Gëzohet çdo Musliman që krenohet me Librin e Allahut, me Sunetin e të Dërguarit të Tij – sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem – dhe me Sunetin e Prijësave të Drejtë që e pasuan atë – radij-Allahu ‘anhum – me kryerjen masave ndëshkimore që ka ligjëruar Allahu, nga ana e Mbretërisë së Arabisë Saudite, ndaj një numri terroristësh dhe militantësh, duke u nisur nga Libri i Allahut dhe nga Suneti i të Dërguarit të Allahut – sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem –, sidomos nga Fjala e Allahut të Lartësuar:

إِنَّمَا جَزَاءُ الَّذِينَ يُحَارِبُونَ اللَّـهَ وَرَسُولَهُ وَيَسْعَوْنَ فِي الْأَرْضِ فَسَادًا أَن يُقَتَّلُوا أَوْ يُصَلَّبُوا أَوْ تُقَطَّعَ أَيْدِيهِمْ وَأَرْجُلُهُم مِّنْ خِلَافٍ أَوْ يُنفَوْا مِنَ الْأَرْضِ ۚ ذَٰلِكَ لَهُمْ خِزْيٌ فِي الدُّنْيَا ۖ وَلَهُمْ فِي الْآخِرَةِ عَذَابٌ عَظِيمٌ ﴿٣٣﴾

“S’ka dyshim se ndëshkimi i atyre që luftojnë kundër Allahut dhe të Dërguarit të Tij dhe që bëjnë shkatërrime në Tokë, është: të vriten ose të gozhdohen, ose t’u këputen duart dhe këmbët tërthorazi, ose të dëbohen nga vendi. Ky ndëshkim është poshtërim për ata në këtë jetë, ndërsa në jetën tjetër, për ata do të ketë dënim shumë të madh.” [el-Ma`ideh, 33]

Dhe nga fjala e të Dërguarit fisnik – sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem:

حد يعمل في الأرض خير لأهل الأرض من أن يمطروا ثلاثين صباحًا

“Zbatimi i një ndëshkimi në tokë është më i mirë për banorët e tokës sesa të bjerë shi për dyzetë mëngjese.” [E ka transmetuar Ahmedi, Nesaiu, Ibën Maxheh etj., nga hadithi i Ebij Hurejras – radij-Allahu ‘anhu –, dhe e ka shpallur sahih el-Albanij.]

Allahu ia shtoftë kësaj Mbretërie Islame qëndrueshmërinë dhe përmbajtjen në Fenë e vërtetë të Allahut, si dhe i dhëntë asaj bashkëpunëtorë të mirë, të cilët e nxisin atë dhe e inkurajojnë drejt hakut dhe drejtësisë, si dhe që t’i përmbahet Librit të Allahut dhe Sunetit të Dërguarit të Tij – sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem.

Allahu i shfarostë të gjithë armiqtë e saj, sidomos Rrafidat, të cilët i tërbon kapja mbas Librit të Allahut dhe Sunetit të Dërguarit të Tij – sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem –, të cilët u trishtuan nga kryerja e këtyre ndëshkimeve, sepse nuk besojnë Kur`anin dhe as Sunetin që i mbajtën Sahabët fisnikë dhe i përcollën ato të dyja në çdo aspekt, në akijde, në menhexh dhe në xhihad, për ta ngritur lartë Fjalën e Allahut – Tebarake ue Te’ala. Ata i kryen ndëshkimet sheriatike duke u nisur nga Libri i Allahut dhe nga Suneti i të Dërguarit të Tij – sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem –, si dhe për të çuar në vend drejtësinë, e cila është shkak për ruajtjen e fesë dhe për ruajtjen e jetës, si dhe shkak i sigurisë dhe stabilitetit.

Me të vërtetë u tërbuan dhe e dënuan këtë Rrafidat e Iranit, ata të cilët i quajnë vetet e tyre “Republika Islamike”, kurse Islami është i pastër nga ata dhe ata janë larg nga Islami.

Po ashtu edhe Libanezët, ata të cilët i quajnë vetet e tyre “Partia e Allahut”, kurse në të vërtetë ata janë Partia e Shejtanit.

Po ashtu edhe Huthijunët, ata të cilët i quajnë vetet e tyre “Ndihmësat e Allahut”, kurse në të vërtetë ata janë Ndihmësat e Shejtanit.

Të gjithë ata u tërbuan dhe e dënuan kryerjen e ndëshkimeve sheriatike nga ana e Mbretërisë së Arabisë Saudite, bazuar në Librin e Allahut dhe në Sunetin e të Dërguarit të Tij – sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem.

Këto qëndrime të ulta që po mbajnë ata tregojnë se Islami që pretendojnë ata, në të vërtetë, është Islami që ia kanë sajuar armiqtë e Allahut, siç është çifuti Ibën Sebe`e dhe aleatët e tij qafira, të cilët janë prej armiqve më të këqij ndaj Islamit dhe ndaj Muslimanëve, me në krye Shokët e të Dërguarit të Allahut – sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem –, të cilët janë njerëzit më të mirë mbas Pejgamberëve.

Ky është Islami i Rrafidave, të cilët e bëjnë të lejuar vrasjen e Muslimanëve dhe grabitjen e pasurive të tyre. Ata përgjatë gjithë historisë, deri në ditët tona sot, janë në këtë rrugë shkatërrimtare.

E prej argumenteve që e vërtetojnë këtë, është: gjakderdhja që po bëjnë ndaj mijëra Muslimanëve në Jemen, në Irak, në Siri, si dhe duke dëbuar miliona të tjerë nga vendet e tyre. Kjo sepse Rrafidat, mbas këtyre paturpësive që sapo i përmendëm, janë burime të terrorizmit gjakatar dhe ideologjik. Në këtë terrorizëm marrin pjesë përkrah tyre edhe grupacionet e Khauarixhëve dhe Tekfirsave, të cilët u ndikuan nga ideologjia e Sejjid Kutbit dhe krerëve të tjerë të tekfirit në këtë kohë.

Shkroi: Esh-Shejkh Rabij’ Ibën Hadij el-Medkhalij

22/3/1437 hixhrij – 02/01/2016

Përktheu: Alban Malaj