Bismilah...

Autor: Shejkh Sulejman Ruhejli

 

 

O Allah! O Zoti ynë! O i Gjalli (el-Hajj – I Gjallë i Përsosur, pa fillim dhe pa mbarim)!

O i Vetëmjaftueshëm (el-Kajjum – i Vetëmjaftueshëm dhe i Panevojshëm për krijesat e Tij, kurse ata janë të nevojshëm për Të)!

O i Gjithëfuqishëm (el-Kauijj – i Gjithëfuqishëm, që posedon fuqi të pasosur e të plotë mbi çdo gjë)!

O i Plotfuqishëm (el-‘Aziz – i Plotfuqishëm, i Cili me fuqinë e Tij mposht çdo gjë)!

 

Po të kërkojmë Ty, me Emrat e Tu më të bukur dhe me Cilësitë më të Larta, që t’ua largosh fatkeqësitë Muslimanëve në përgjithësi, dhe vëllezërve tanë në Siri, në veçanti; dhe të kërkojmë Ty në mënyrë specifike që t’ua largosh fatkeqësitë banorëve të Halebit. O Zot i çdo gjëje që ekziston!

O i Adhuruari ynë me të drejtë! Armiqtë e Tu dhe armiqtë e Fesë, janë bashkuar me njëri-tjetrin kundër vëllezërve tanë, kështu nuk lanë as spital, as xhami, as fëmijë, as të moshuar, dhe as grua.

O Allah! O Zoti ynë! Po t’i lëmë Ty ata armiq, o Zot i çdo gjëje që ekziston!

 

O Allah, shkatërroi ata njëherë e mirë!

O Allah, shkatërroi ata njëherë e mirë!

O Allah, shkatërroi ata njëherë e mirë!

 

O Allah, thyeje unitetin e tyre.

O Allah, thyeje unitetin e tyre.

O Allah, thyeje unitetin e tyre.

 

O Allah, dobësoje fuqinë e tyre!

O Allah, dobësoje fuqinë e tyre!

O Allah, dobësoje fuqinë e tyre!

 

O Allah, mëshiroji ata që kanë vdekur nga vëllezërit tanë dhe shumëfishojua shpërblimet familjeve të tyre! O Zot i çdo gjëje që ekziston!

O Allah, shëroji të plagosurit nga vëllezërit tanë. O Zot i çdo gjëje që ekziston!

O Allah, forcoji vëllezërit tanë dhe ndihmoji ata. O Zot i çdo gjëje që ekziston!

O Allah, të kërkojmë Ty ndihmë të menjëhershme për vëllezërit tanë! O Zot i çdo gjëje që ekziston!

 

O Allah, janë shtuar brengat!

O Allah, janë shtuar brengat!

O Allah, janë shtuar brengat! 

 

Askush s’mund t’i largojë ato përveç Teje! O Zot i çdo gjëje që ekziston!

O Allah, Ti je Zoti ynë. Nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Teje.

Kërkojmë prej Teje ndihmë në vështirësi dhe kërkojmë ndihmën Tënde. O Zot i çdo gjëje që ekziston!

O Allah, na ndihmo neve dhe vëllezërit tanë! O Zot i çdo gjëje që ekziston!

O Allah, na gëzo me largimin e fatkeqësisë nga vëllezërit tanë në Siri! O Zot i çdo gjëje që ekziston!

 

O i Adhuruari ynë me të drejtë!

O i Adhuruari ynë me të drejtë!

O i Adhuruari ynë me të drejtë!

 

Me të vërtetë, ne jemi robër prej robërve të Tu, jemi mbledhur në Xhaminë e të Dërguarit Tënd – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, mblidhemi që të kërkojmë dije.

 

O Allah, përgjigju lutjes tonë!

O Allah, përgjigju lutjes tonë!

O Allah, përgjigju lutjes tonë!

 

O i Adhuruari ynë me të drejtë!

O i Adhuruari ynë me të drejtë!

Zemrat tona janë lidhur me Ty.

 

I kemi ngritur duart drejt Teje. Të kërkojmë Ty që t’i largosh fatkeqësitë nga vëllezërit tanë.

 

O Allah, përgjigju lutjes tonë! O Zot i çdo gjëje që ekziston!

O Allah, përgjigju lutjes tonë! O Zot i çdo gjëje që ekziston!

O Allah, përgjigju lutjes tonë! O Zot i çdo gjëje që ekziston!

 

O Allah, lavdëroje dhe shpëtoje Muhamedin dhe familjen e tij.

 

Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org

 

Përktheu: Jeton Shasivari