Bismilah...

Autor: Shejkh Sulejman Rruhajlij

S’ka asgjë të re për xhaminë Aksa. Xhamija Aksa është e pushtuar, asgjë nuk ka ndryshuar dhe askush nuk ka të drejtë që t’i japë dikujt qoftë edhe një grimcë nga dheu i saj. Jeruzalemi është i yni, ndërkohë që ai është i pushtuar. Nuk është për t’u çuditur me atë që ka dhënë vendimin (për njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet i Çifutëve), sepse ai nuk ka ardhur me ndonjë gjë të re, mirëpo ai ka dhënë diçka që nuk e zotëron dhe ka vepruar në mënyrë arbitrare ndaj diçkaje që nuk është pronë e tij, prandaj vendimi i tij s’ka asnjë peshë, asnjë vlerë dhe asnjë risi, kurrësesi!

 

Detyra që kemi të gjithë ne, është që të jemi të vëmendshëm për detyrimin që kemi karshi fesë sonë dhe umetit tonë, që të punojmë për kthimin e lavdisë dhe fuqisë së tij. Mirëpo umeti nuk fuqizohet vetëm se duke qenë në fenë e saktë, të bazuar në sinqeritetin për Allahun dhe në pasimin e të Dërguarit të Tij - sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem -, në përmbushjen e Teuhidit, që t’i japim Teuhidit rëndësi të madhe, që të thërrasim në Teuhid dhe që të falim namazet me xhemat. Nëse i bëjmë këto, atëherë do të fuqizohemi dhe do të jemi meritorë që Allahu të na ndihmojë dhe që t’i frikësojë me ne armiqtë tanë.

 

Pra, ne e kemi detyrë që të jemi të vëmendshëm për këtë çështje. Nuk ndihmohet feja e Allahut as nga sekularizmi as nga liberalizmi as nga rrafidat dhe as nga armiqtë e Sunetit, porse ndihma e vërtetë vjen nga njerëzit e Sunetit, nëse ata e përmbushin Teuhidin, thërrasin në Teuhid dhe bëjnë angazhimin e tyre më të madh që adhurimi të jetë vetëm për Allahun, dhe të jetë dhimbja e tyre më e madhe kur i bëhet shirk Allahut – ‘Azze ue Xhel-le –. Pra, nëse ata e bëjnë këtë, atëherë kanë për t’u gëzuar me mirësinë, fuqinë dhe lavdinë.

 

Kurse detyra që kanë udhëheqësit e Muslimanëve, është që të punojnë për rikthimin e xhamisë Aksa, të punojnë me intelekt, me vendosmëri, me urtësi, si dhe të konsultohen me njëri-tjetrin.

 

Gjithashtu është detyrë që çdo çështje ta kthejmë te njerëzit përkatës si dhe t’ua lëmë politikën atyre që janë të zotët e saj, duke u lutur për ta që të kenë sukses, si dhe të punojmë aq sa të kemi mundësi. Rikthimi i Aksas nuk arrihet me dobësimin e shteteve të Muslimanëve, siç po bëjnë njerëzit e të pavërtetës, si puna e rrafidave dhe bishtat e tyre nga mesi i xhemateve hizbije. Ata nuk gjejnë qetësi për sa kohë që shtetet Islame qëndrojnë të palëkundura dhe nuk janë nën kontrollin e tyre.

 

Pra, detyra që kemi është që të bëjmë kujdes, sepse ngjarjet e hidhura i shfrytëzojnë armiqtë e Muslimanëve dhe armiqtë e Sunetit, për të goditur besueshmërinë që kanë njerëzit e Sunetit mes veti, si dhe për të dobësuar shtetet Islame. Janë shtuar demagogët, janë shtuar gënjeshtarët, dhe ata assesi nuk e ndihmojnë Jeruzalemin, as me fjalë e as me vepra! Përkundrazi, ndihmesa për Jeruzalemin sipas tyre është me goditjen dhe dobësimin e njerëzve të Sunetit.

 

Disa i quajnë vetet e tyre “Çetat për çlirimin e Jeruzalemit”! Nga ana tjetër ata vrasin Muslimanët në Siri, Irak, vrasin Muslimanët në Jemen dhe thërrasin “Vdekje Izraelit!”. Ata janë gënjeshtarë, shpifsa, shfrytëzojnë emocionet dhe injorancën (e Muslimanëve). Pra, e kemi detyrë që të bëjmë kujdes dhe të bëjmë sa më shumë dua për popullin tonë në Palestinë, për vëllezërit tanë, për Jeruzalemin tonë dhe për vetet tona, që Allahu të na bëjë të mundur të falemi në Jeruzalem. Ne duhet të përpiqemi për këtë dhe nuk duhet të rrëmbehemi nga emocionet as nga demagogjitë as nga gënjeshtrat dhe as nga shpifjet. Pikërisht kjo është urtësia dhe dituria.

 

E lusim Allahun – ‘Azze ue Xhel-le – që të na udhëzojë në Rrugën e Drejtë dhe që të na ndihmojë të gjithëve në kryerjen e detyrës që kemi.

 

Përktheu: Alban Malaj.

 

Video në AudioSelefi.org