Bismilah...

Autor: Abdul-Aziz ibën Abdullah ibën Baz (1420 h.)

Burimi: Mexhmu’u Fetaua ue Mekalat Muteneui’ah, 28/433

 

Pyetje: Tërmetet, vullkanet, vetëtimat dhe vërshimet, a janë ushtri e Allahut?

Përgjigje: Të gjitha këto gjëra dhe të tjera që Allahu bën që të ndodhin në gjithësi, ndodhin me caktimin dhe sistemimin e Tjj për shumë urtësi të përkryera dhe synime fisnike të cilat Ai, i Pastri nga çdo mangësi, i di; edhe në qoftë se shumica e njerëzve nuk i dinë këto synime dhe urtësi. Përmes këtyre fatkeqësive, Allahu i dënon disa popuj dhe i mëshiron disa të tjerë. Për këtë Ai ka urtësi të përsosur.

Allahu na dhëntë sukses të gjithëve.

 

Përktheu: Jeton Shasivari