Bismilah...

Burimi: Ligjëratë e Shejkhut me titull “el-Uasitijeh ue el-Itidal”

 

Duhet të ketë një mesatare ndërmjet vatanit dhe umetit. Duhet të ketë një mesatare ndërmjet të rëndësishmes dhe më të rëndësishmes. Ne kemi nevojë që të studiojmë çështjet e vatanit dhe të umetit. Dikush nga ne mund të neglizhojë vatanin e tij, ndërkohë që parimisht atij i kërkohet që t’i kushtojë rëndësi vatanit, për shkak se vatani ka një qeverisje, vatani përmban interesat e tij dhe interesat e atyre që bashkë me të janë pjesë e atij vatani. Ky njeri lë pas dore interesat e vatanit të tij që të kujdeset për të gjitha interesat e umetit. Por ama kjo nuk është e saktë. Po, duhet të kujdesesh për interesat e umetit dhe duhet t’i ruash ato, por pikë së pari duhet të ruash interesat e vatanit sepse pikërisht kjo kërkohet nga ty fillimisht.

Fillo njëherë me veten tënde dhe me ata që i ke pranë teje, duke kontribuar me veten tënde, duke shpenzuar për ta dhe duke i ruajtur interesat e tyre. E kush e ka humbur përkujdesin për vatanin e tij ngaqë synon që të ruajë interesat e umetit, ky njeri nuk ka për të ruajtur interesat e umetit dhe as ka për të ruajtur interesat e vatanit të tij. Prandaj, çështjet duhet të kryhen sipas prioriteteve të tyre. Ti duhet të ruash interesat e vatanit tënd sepse ai është më i rëndësishëm, aty duhet të bashkohet fjala e të gjithëve ne, pastaj të mundohemi që të ndikojmë në umet, duke u përpjekur për të realizuar interesat e umetit.

 

Përktheu: Alban Malaj