Bismilah...

Disa njerëz po e përdorin këtë "Inteligjencën Artificiale" për të mësuar dispozitat e çështjeve që u shfaqen atyre, saqë kam lexuar se dikush madje po thotë: "Tani kemi arritur një gjendje që s'kemi më nevojë për dijetarët! Tani me një të shtypur butoni e mësojmë direkt gjykimin e çështjes!"

Mirëpo kjo nuk lejohet o robër të Allahut, kjo është prej shkaqeve të devijimit, sepse "Inteligjenca Artificiale" e merr informacionin pa kriter, përgjigjet që jep i mbledh nga faqet e internetit e ndoshta përcjell gjykimin nga një faqe që nuk i zihet besë, mund t'i veshë dijetarit fjalë që ai nuk i ka thënë. Gjithashtu, fetvaja o robër të Allahut, lidhur me çështjet e fundit, ka rrethanat dhe normat e saj, rrjedhimisht që gjykimi ndryshon në varësi të tyre!

Prandaj, kijeni frikë Allahun o robër të Allahut dhe mos e përdorni këtë "Inteligjencën Artificiale" për të mësuar gjykimet për çështjet që ju shfaqen juve!

 

Përktheu: Alban Malaj