Bismilah...

🔹Pyetje: Shpresoj nga Shejkhu - Allahu e ruajttë! - që të japë një udhëzim për krejt Umetin, në lidhje me ditën e gënjeshtrës në 1 Prill, e cila përsëritet herë pas here?

🔸Përgjigje: Kjo është marrë nga qafirat, sikurse shumë zakone të tjera të kota dhe nuk është prej veprave të muslimanëve. Gënjeshtra nuk lejohet as në Prill dhe as në ndonjë muaj tjetër. Genjeshtra është harram. Gënjeshtra ndaj Allahut, gënjeshtra ndaj të Dërguarit të Tij - sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem -, gënjeshtra ndaj njerëzve, të gjitha janë harram, janë prej gjynaheve të mëdha. Allahu e ka bërë harram gënjeshtrën, e ka ndaluar dhe i ka kërcënuar gënjeshtarët. Prandaj, nuk lejohet gënjeshtra në çfarëdolloj kohe.

Përktheu: Alban Malaj