Bismilah...

Shejkh Salih es Suhejmi

Pyetje:

Allahu ju dhëntë të mira, pyetësi thotë se sot ka prezantuar në varrimin e një xhenazeje në "Bekijeh," kështu që njëri nga të afërmit e të vdekurit filloi të lexojë (Suren) Jasin dhe el-Fatihanë gjatë varrosjes.

Përgjigje nga Shejkh Salih es Suhejmi:

Kjo është gabim dhe është një bidat prej bidateve. Nuk u lexohet të vdekurve gjë nga Kurani, kurse hadithi i dobët që thotë: “Lexojuni të vdekurve tuaj Jasin”, ata dijetar të cilët punuan me këtë hadith thonë se leximi bëhet vetëm gjatë pritjes, d.m.th para daljes së shpirtit.

Ndërsa leximi i Kuranit (për të vdekurit) pas varrimit, apo tek varrezat, në një ditë të caktuar të javës, apo në ditën e 40 (që nga dita kur ka vdekur), apo në ditën e tretë, apo ato gjëra që i bëjnë ata që mbajnë zi, për të gjitha këto Allahu nuk ka zbritur ndonjë argument.

Kurse parat që shpenzohen për ta (të vdekurit) shpenzohen kot fare, dhe nuk lejohet të hahet ushqimi i këtyre sofrave (d.m.th sofrat e mevludeve) të cilat mbahen për të kënduar (Kuran, Mevlud etj).

Njëri nga Sahabët nëse i vdiste dikush, ia mbyllte derën vetes me qëllim që mos të ketë grumbullim (të njerëzve tek ai). Kurse grumbullimi për ngushëllim është bidat.

Mbledhja për ta ngushëlluar vëllain tënd tek varrezat, apo në çfarëdo vendi që e takon. Kurse grumbullimi për t'u ngushëlluar është nga bidatet më të mëdha. Dhe nëse në të shtrohen sofrat dhe ka lexim (të Kuranit si dhe mevlud) kjo është një bidat i urryer, edhe në qoftë se kjo bëhet me paratë e të vdekurve apo të vdekurit, atëherë kjo është shkelje e të drejtave të trashëgimtarëve. Shkelje e të drejtave të trashëgimtarëve.

Sepse kjo (pasuri) nuk ka ndonjë lidhje më me të vdekurin, sepse kjo (pasuri) kalon tek ata që e trashëgojnë, dhe ti nuk ke të drejtë ta shpenzosh as një piastër (monedhë arabe) të vetme për ata lexues (Kurani) mizor (mëkatar). Unë i quaj ata mizor, sepse ata ndaj besimtarëve, nuk respektojnë as farefisni, as besëlidhje.

Atyre ju intereson që kur të vij mëngjesi, të vij ndonjëri (nga të afërmit e të vdekurit). Dhe (ky hoxhë) pret që dikush t'ia trokas derën, meqë ia ka qejfi që të vdes dikush, nëse dëgjon se ka vdekur dikush, gëzohet. Pastaj vijnë të afërmit e gjorë të të vdekurit dhe i ofrojnë para atij. Pra, nëse (i vdekuri) ka qenë nga të varfrit (këto Hoxhallarë) nuk shkojnë te ai.

(Ai thotë): "Jo! Jo! Shko te një lexues (Kurani) tjetër, kërkoji lexuesit e vegjël, unë nuk mund të të bëj mirë, unë kam nevojë për një grup të madh të atyre që mbajnë zi, kurse ky grup që keni ju s'bën dobi."

Ah! A është e vërtetë apo jo?! A është kjo gjë e pranishme në vendet e muslimanëve apo jo?!

Kjo ekziston dhe betohem në Allahun se kjo është një krim i urryer, nuk lejohet pjesëmarrja e as ngrënia e atij ushqimi.

Nuk lejohet të hash prej saj kurrsesi, ngase është krim për sa i përket trashëgimtarëve (të të vdekurit), është krim për të qenurit e saj bidat, është krim duke qenë se është një mbledhje për të kotën, dhe këtij lexuesi të cilit i sillen ëmbëlsira, frute dhe mishra, nëse nuk e mbush barkun e tij të kalbur, fillon të tundet djathtas e majtas, dhe e zgjat zërin e tij me recitim sikur të jetë këngëtare.

Betohem në Allahun, betohen në Allahun, kjo gjë është e urryer dhe as që arrin tek i vdekuri, betohem në Allahu se nuk arrin, betohem në Allahun. Me këtë kërkojmë afrim tek Allahu në Xhaminë e të Dërguarit të Allahut, dhe se kjo nuk arrin të vdekurit, porse është një bidat prej bidateve. Andaj, frikësojuni Allahut për pasuritë e trashëgimtarëve, frikësojuni Allahut për pasurit e trashëgimtarëve, dhe mos i shpërdoroni për ata lexues (Hoxhallarë të Mevludeve) mizor.

Largoni këta lexues mizor, këta i këmbejnë shpalljet (ajetet) e Allahut me një vlerë të vogël. Këta janë kriminelë, betohem në Allahun janë kriminelë, e sheh ndonjërin prej tyre pa mjekër e pa mustaqe, i lëmuar fare, fytyra e tij sikur fytyrë gruaje. Kini kujdes, te jem i qartë kërkoj leje për këto fjalë porse kjo vepër e shëmtuar thuajse se ekziston në gjithë botën islame përveç atë që e ka mëshiruar Allahu ('Azze ue Xhel).

Grumbullimi i njerëzve për të mbajtur zi është një bidat prej bidateve si dhe ngrënia prej atij ushqimi është haram, dhe shpenzimi i pasurisë së trashëgimtarëve për ata lexues është një krim i urryer, do të pyeten për të Ditën e Gjykimit, ky trashëgimtar do të kërkoj ty llogari para Allahut: Përse ia ke dhënë pasurinë dhe të drejtën time të cilën e kam trashëguar nga babai im këtij lexuesi mizor e gënjeshtar, i cili tallet me Librin e Allahut ('Azze ue Xhel)?

Disa prej këtyre lexuesve nëse u japin shumë para, lexojnë nga ajetet e mëshirës, nëse u japin pak para lexojnë nga ajetet e dënimit. Njëri më ka thënë se një ditë njërit (Hoxhë) nuk i është bërë qejfi për parat apo rijjalet (monedhë saudiane) të cilat ia kishin dhënë, kështu që ky (Hoxhë) filloi të lexoj nga ajetet e dënimit:

خُذُوهُ فَغُلُّوهُ ثُمَّ الْجَحِيمَ صَلُّوهُ ثُمَّ فِي سِلْسِلَةٍ ذَرْعُهَا سَبْعُونَ ذِرَاعًا فَاسْلُكُوهُ

“(Do të thuhet) “Kapeni dhe lidheni në pranga, pastaj digjeni në zjarrin përvëlues, mandej lidheni në zinxhirë prej shtatëdhjetë kutësh.” el-Hakka, 32

SubhanAllah, i thanë atij (lexuesi): “O Shejkh a është i vdekuri fatzi”? Pra, u trishtuan, e i thanë: “O vëlla, lexo nga ajetet e mëshirës, kërkoji ajetet e Xhenetit.” Ai tha: “SubhanAllah, a e doni Xhenetin falas”!? Ma sha Allah, e doni Xhennetin falas!? “Paguani që t'ju lexojmë nga...”

E kur i dhanë shumë para, ai tha:


يَا أَيَّتُهَا النَّفْسُ الْمُطْمَئِنَّةُ ﴿٢٧﴾ ارْجِعِي إِلَىٰ رَبِّكِ رَاضِيَةً مَّرْضِيَّةً ﴿٢٨﴾ فَادْخُلِي فِي عِبَادِي ﴿٢٩﴾ وَادْخُلِي جَنَّتِي ﴿٣٠﴾

“O ti shpirt i qetësuar! Kthehu te Zoti yt, ti i kënaqur me Atë dhe Ai kënaqur me ty! Bashkohu me robërit e Mi dhe hyr në Xhenetin Tim!” el-Fexhr, 27-30

Shiko se ç'bëjnë këta budallenjtë me Librin e Allahut ('Azze ue Xhel)! Tallen me të, betohem në Allahun, tallen me të. Andaj, nuk lejohet të prezantosh në këto gosti (mevlude etj) dhe nuk lejohet të hash gjë prej saj dhe nuk lejohet të shkosh në këto gosti, dhe nuk lejohet shkuarja për ngushëllim në vendin ku vendosen këto tenda.

Video në AudioSelefi.org

Përktheu: Jeton Shasivari