Autor: Shejkh Muhamed ibën Salih el-Uthejmin
Burimi: Likaul-babil-meftuuh, 82
Pyetje: Disa njerëz pas namazeve Farz i ngrenë duart për du’a, cili është mendimi juaj për këtë?
Përgjigje: Du’aja pas namazit nuk është sunnet, pasi Allahu i Lartësuar ka Thënë:
فَإِذَا قَضَيْتُمُ الصَّلاةَ فَاذْكُرُوا اللَّه
“Dhe pasi ta keni kryer namazin, përmendeni Allahun” [En-nisa, 103].
Përveç se në një rast të vetëm, dhe ai është namazi i Istikhares. Pasi për namazin e Istikhares ka thënë Pejgamberi – sal-lAllahu alejhi ue sel-lem –:
“Nëse ndonjërin prej jush e brengos ndonjë çështje, le të fal dy rekate pastaj le të bëjë du’a.”
Pra e caktoi du’anë pas faljes se dy rekateve (Istikhare)!
Ndërsa për sa i përket namazeve të tjera nuk është prej sunnetit që të bësh du’a, i ngriti apo nuk i ngriti duart njëlloj është! Si dhe në namazet farz apo vullnetare, njëlloj është!
Sepse Allahu ka urdhëruar për të bërë dhikrin pas përfundimit të namazit! Dhe ka Thënë – i Pastri nga çdo e mangësi, i Lartësuari –:
فَإِذَا قَضَيْتُمُ الصَّلاةَ فَاذْكُرُوا اللَّه
“Dhe pasi ta keni kryer namazin, përmendeni Allahun” [En-nisa, 103].
Dhe ka Thënë në Suren El-Xhumu’ah:
فَإِذَا قُضِيَتِ الصَّلاةُ فَانْتَشِرُوا فِي الْأَرْضِ وَابْتَغُوا مِنْ فَضْلِ اللَّه
“Atëherë kur të ketë përfunduar namazi (i Xhumasë), shpërndahuni nëpër tokë dhe kërkoni prej begative të Allahut.” [El-Xhumu’ah, 10]
Përktheu: Servet Mata