Bismilah...

Autor: Muhamed Nasiruddin el-Albani

Burimi: Ahkamul-Xhenaiz, fq. 306

 

Duke ecur sipas këtij parimi, themi: Ligjvënësi (Allahu) e ka sqaruar se bidati që është devijim, është ky:

[1] Çdo gjë që e kundërshton Sunnetin, qofshin fjalë, vepra dhe besime, edhe në qoftë se për to është bërë ixhtihad nga një dijetar (mendim i një dijetari pas përpjekjeve të tija për t’ia qëlluar një çështje të fesë).

[2] Çdo gjë përmes të cilës kërkohet afrim tek Allahu, të cilën e ka ndaluar i Dërguari i Allahut, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem.

[3] Çdo çështje që nuk mund të bëhet e ligjshme nga ana fetare vetëm se me ndonjë tekst (nga Kurani dhe Sunneti), e nëse nuk ka tekst për të, atëherë ajo është bidat, përveç nëse një sahabij e ka bërë një vepër vazhdimisht dhe askush nga sahabët e tjerë nuk e ka kritikuar atë.

[4] Çdo zakon i qafirëve që i është përngjitur adhurimit.

[5] Çdo adhurim që e kanë preferuar disa dijetarë, sidomos dijetarët e mëvonshëm dhe për të nuk ka argument.

[6] Çdo adhurim që forma dhe mënyra e tij ka ardhur nga një hadith i dobët ose i shpikur.

[7] Ekstremizmi në adhurim.

[8] Çdo adhurim që Ligjvënësi nuk e ka kufizuar, kurse njerëzit e kanë kufizuar atë me disa kushte, siç janë: që adhurimi të bëhet në një vend të caktuar, në një kohë të caktuar, në një formë të caktuar apo me një numër të caktuar.

 

Përktheu: Jeton Shasivari