Autor: Shejkh ‘Ubejd Ibn ‘Abdullah el-Xhabirij
Pyetje: A mund t’i thuhet atij që ngre duart lart për të bërë dua dhe pastaj i fshin ato në fytyrë, se kjo fshirje është bidat dhe bie ndesh me Sunetin? Dhe a është i saktë hadithi që ka ardhur në lidhje me fshirjen e duarve në fytyrë mbas duasë?
Përgjigje nga Shejkh ‘Ubejd el-Xhabirij: Hadithet që kanë ardhur në lidhje me fshirjen e fytyrës mbas bërjes së duasë nuk vlejnë për argument (për shkak të dobësisë së tyre), kështu që ajo është prej bidateve.
Përktheu: Alban Malaj