Bismilah...

Shejkh Salih el-Feuzan

http://www.ajurry.com/vb/showthread.php?33121-%28

Pyetje: Allahu ju dhëntë mirësi, pyetësi thotë se vuan nga vesveset e shumta në kërkimin e dijes saqë mendon ta braktisë kërkimin e dijes në mënyrë që (dija) mos të jetë argument kundër tij, pra cili është mendimi juaj?

Përgjigje nga Shejkh Feuzan: Kjo është nga shejtani i cili të thotë ty: “Mos mëso, se pastaj kjo bëhet argument kundër teje.” Mëso dhe vepro o vëlla që mos të bëhet argument kundër teje. Por nëse e braktis nxënien e dijes, atëherë e ke braktisur rrugën e udhëzimit. Si do të udhëzohesh pa dije?! Dija është e patjetërsueshme në mënyrë që mos të të mashtrojë shejtani, ai të thotë ty: “Mos mëso, se pastaj bëhet argument kundër teje.” Dhe sufistët thonë: “Mos mësoni e të merreni me dije dhe se kjo u largon nga përmendja e Allahut, u zmbraps nga dhikri, përkushtujoni dhikrit, sepse qëllimi është dhikri! Përkushtojuni dhikrit.” Kështu i devijuan njerëzit me këto tarikate,  kërkojmë mbrojtje prej Allahut. Ata (sufistët) u larguan nga dituria dhe nga dijetarët. Po.

Video në AudioSelefi.org

 

Përktheu: Jeton Shasivari