“Hasedi, siç ka ardhur në hadithin që e ka transmetuar Imam Ahmedi dhe Tirmidhiu, i djeg sevapet!
الحسدُ يأكلُ الحسناتِ كما تَأكُلُ النارُ الحطب
“Hasedi i djeg veprat e mira ashtu siç i djeg zjarri drutë!”
Prandaj ruhuni! Ruhuni o robër të Allahut që të mos ju digjen sevapet dhe veprat tuaja të mira për shkak të hasedit! Lutjuni Allahut që t’ju ruajë nga hasedi dhe kërkoni nga Allahu që t’ju japë edhe juve nga mirësia e Tij! Duajeni të mirën edhe për vëllezërit tuaj! Duajeni të mirën edhe për vëllezërit tuaj dhe lutuni që Allahu t’ju japë bereqet atyre! Allahu i Patëmeta dhe i Lartësuar jep me bollëk dhe di çdo gjë me imtësi, në Dorën e Tij është mirësia dhe Ai ia jep atë kujt të dojë Ai! Mos iu kundërvini Allahut të Patëmeta e të Lartësuar, se do t’u asgjësohen veprat tuaja ndërkohë që ju s’po e ndjeni!”
Përktheu: Alban Malaj