Është prej mirësisë për njeriun që të kërkojë hallallikun. Ka thënë Pejgamberi – ‘alejhis-salatu ues-selam –, siç ka ardhur në hadithin që e ka transmetuar Muslimi:
أَتَدْرُونَ مَا الْمُفْلِسُ؟
“A e dini se kush është i falimentuari?”
Sahabët thanë:
“I falimentuari tek ne është ai që nuk ka as para e as pasuri.”
Kurse ai tha:
إِنَّ الْمُفْلِسَ مِنْ أُمَّتِي يَأْتِي يَوْمَ الْقِيَامَةِ بِصَلَاةٍ وَصِيَامٍ وَزَكَاةٍ، وَيَأْتِي قَدْ شَتَمَ هَذَا، وَقَذَفَ هَذَا، وَأَكَلَ مَالَ هَذَا، وَسَفَكَ دَمَ هَذَا، وَضَرَبَ هَذَا، فَيُعْطَى هَذَا مِنْ حَسَنَاتِهِ، وَهَذَا مِنْ حَسَنَاتِهِ، فَإِنْ فَنِيَتْ حَسَنَاتُهُ قَبْلَ أَنْ يُقْضَى مَا عَلَيْهِ أُخِذَ مِنْ خَطَايَاهُمْ فَطُرِحَتْ عَلَيْهِ، ثُمَّ طُرِحَ فِي النَّارِ.
“Me të vërtetë që i falimentuari prej Umetit tim është ai që vjen Ditën e Kiametit me namaz, me agjërim dhe me sadaka, por vjen me gjynahun që ka pasur goditur këtë person, ka sharë këtë person, ka derdhur gjakun e këtij personi, ka marrë pasurinë e këtij personi dhe ka shpifur për nderin e këtij personi. Atëherë, do të merren prej sevapeve të tij dhe do t’u jepen atyre. E nëse mbarojnë sevapet e tij përpara se të shlyhen gjynahet që ka mbi vete, atëherë do të merren prej gjynaheve të atyre dhe do të hidhen mbi të, pastaj ai do të hidhet në Zjarrin e Xhehenemit.”
Ai vjen me namaze, me agjërim dhe me sadaka, por ndoshta i humb të gjitha. Ia marrin ato njerëzit që ai u ka bërë padrejtësi. Ndoshta nuk i mbetet asgjë prej sevapeve të tij.
Dhe nëse i mbarojnë sevapet përpara se të shlyejë padrejtësitë që u ka bërë atyre, atëherë ai do të marrë prej gjynaheve të tyre. Çështja nuk përfundon vetëm me mbarimin e sevapeve të tij, por mbi të do të hidhen edhe gjynahet e tyre, e pastaj ai do të hidhet në Zjarrin e Xhehenemit.
Përktheu: Abdullah Beqiri
Kërkoji hallallin atij që i ke bërë padrejtësi që të mos falimentosh në Ditën e Llogarisë! - Shejkh ‘Abdurr-Rrazzak el-Bedër
- Details
- Category: Pastrimi dhe Zbukurimi i Vetvetes me Virtytet më të Larta