Bismilah...

Ibën Rexheb el-Hanbelij

Burimi: Keshf el-kurbeh fij uesf ehlil-gurbeh, fq.322

 

“Po ashtu është fjala e Ibën Mes'udit: "Do të vijë një kohë për njerëzit, kur besimtari ka për të qenë më i poshtëruar sesa robëresha."

Poshtërimi i besimtarit në fundin e kohës, do të jetë në fakt për shkak të huajësisë së tij mes njerëzve të shthurjes, që janë njerëzit e pështjellimeve dhe epsheve, ngaqë të gjithë ata e urrejnë atë dhe e dëmtojnë sepse rruga e tij bie ndesh me rrugën e tyre, synimi i tij bie ndesh me synimin e tyre, gjendja e tij është krejtësisht ndryshe nga gjendja e tyre.

Kur vdiq Davud et-Ta'ij, tha Ibën Semmaku: "Davudi në të vërtetë shikonte me zemrën e tij ato që kishte përpara vetes së tij, e me zemrën e tij ushqeu shikimin e syve të tij, prandaj ai sikur mos të shikonte fare ato gjëra që shikoni ju, e ju sikur të mos shikoni fare ato gjëra që shikonte ai. Kjo është arsyeja përse ju çuditeshit me të, ndërkohë që ai çuditej me ju. Ai ndjehej i huaj nga ju, e në të vërtetë ai ishte një i gjallë mes të vdekurve."

Ka patur prej atyre besimtarëve që janë urryer nga gruaja dhe nga fëmija i tij, për shkak se nuk e kanë pëlqyer gjendjen e tij. Dëgjoi njëherë 'Umer Ibën 'Abdul-'Aziz gruan e tij duke thënë: "Allahu na lëntë rehat nga ty!" Kurse ai tha: "Amin!"

Selefët qysh moti e cilësonin besimtarin si të huaj, pra që në kohën e tyre, siç u përmend më përpara nga Hasen el-Basri, nga Euzaiu, nga Sufjan eth-Theurij e të tjerë."

 

Përktheu: Alban Malaj