Bismilah...

Autor: Shejkh Rabij’ Ibën Hadij el-Medkhalij

Burimi: Mexhmuë Kutub ue Rasa`il ue Fetaua Rabij’ Ibën Hadij el-Medkhalij, vëll.15/fq.429

Pyetje: Cili është gjykimi i ezanit dhe ikametit tek veshët e të sapolindurit?

Përgjigje: Hadithi që ka ardhur për këtë është da’ijf (i dobët). E përderisa hadithi që ka ardhur për këtë është da’ijf, atëherë nuk mund të themi se kjo është mustehab (e rekomanduar) dhe as uaxhib (e obliguar), sepse rekomandimi është gjykim sheriatik, kurse obligimi është akoma më shumë. Po, është akijka (therja e dy deleve për djalin dhe një deleje për vajzën), emërimi, tahnijku (vendosja, këto janë të sakta në Sunet, kurse ezani nuk është transmetim i saktë, për të ka ardhur hadith da’ijf. [1]

Fundnotë:

[1] Ai është hadithi: “Kujt i lind një fëmijë dhe i thërret ezanin në veshin e tij të djathët, dhe ikametin në veshin e tij të majtë, nuk do t’i bëjnë dëm atij xhindët.” E ka transmetuar Ebu Ja’la në Musnedin e tij (12/150), Ibën ‘Adij në el-Kamil (7/198), Ibën Asakiri (57/281) dhe Bejhakiu në esh-Shu’ab (6/390), që të gjithë nga transmetimi i Jahja Ibën el-‘Ulaa, nga Meruan Ibën Salim, nga Talha Ibën ‘Ubejdilah, nga Husejn Ibën ‘Alij - radij-Allahu ‘anhu - deri tek Pejgamberi - sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem -. Jahja Ibën el-‘Ulaa është i akuzuar për shpikje të haditheve, Meruan Ibën Salim është shpallur gënjeshtar nga disa prej imamëve (të hadithit), kurse Talha Ibën ‘Ubejdilah el-‘Ukajlij është i dobët (da’ijf).

Hadithi ka edhe dy rrugë të tjera të cilat nuk e përforcojnë atë: njëra është e dobët (da’ijf), kurse tjetra është shumë e dobët (da’ijf xhidden).

E para është nga hadithi i Ebij Rafijë, robi i liruar i të Dërguarit të Allahut - sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem -, dhe në zinxhirin e tij është ‘Asim Ibën ‘Ubejdilah el-‘Umerij, i cili është i dobët (da’ijf).

Kurse e dyta është nga hadithi i Ibën ‘Abbasit - radij-Allahu ‘anhuma -, që është i shpikur (meuduë), sepse në zinxhirin e tij është një gënjeshtar (kedh-dhab), i cili është Muhammed Ibën Junus el-Kudejmij.

Përktheu: Alban Malaj