Pyetje: Cili është shkaku dhe shërimi i perversitetit seksual? A duhet të martohet ai që nuk ka epsh për gra?
Përgjigje: Natyrshmëria e njeriut është e qartë dhe e çiltër. Allahu ka krijuar për mashkullin partneren e tij femër. Devijimi në lidhje me këtë tematikë, e cila quhet “perversitet” - që burri të ketë epsh për burrë dhe gruaja të ketë epsh për grua, Allahu na ruajttë, është përmbysje e natyrshmërisë së njeriut, kundërshtim i Sheriatit, ligësi e madhe dhe mëkat shumë i madh.
Në parim, njeriu që i bën këto veprime, i përvetëson ato kur u afrohet atyre gjërave dhe është i pakujdesshëm, deri në atë pikë saqë burri sillet si femër, Allahu na ruajttë, në mënyrën se si flet, si ec, e në gjëra të tjera. Allahu na ruajttë nga ky degjenerim! Në parim, ai që e bën këtë vepër, merret në llogari dhe ndëshkohet. Juristët janë të njëzëri se ai që e bën këtë vepër, qoftë nëse ka bërë marrëdhënie apo nuk ka bërë, është detyrë që të ndëshkohet. Dijetarët janë të një mendimi se ai që e bën këtë meriton ndëshkim, por kanë mospajtime për llojin e ndëshkimit, qoftë nëse ka bërë marrëdhënie apo jo.
Disa mjekë thonë që ka raste të rralla ku shkak mund të jenë defektet e lindura strukturore te njeriu dhe kjo gjë kurohet. Prandaj, ai që ka këtë defekt, duhet dhe e ka detyrë që të vizitojë tre mjekë:
Mjeku i parë është dijetari i Sheriatit.
Mjeku i dytë është psikiatri.
Mjeku i tretë është mjeku i specializuar për këto çrregullime.
Shërimi nga kjo gjë realizohet kështu:
E para: Duke e madhëruar Allahun e Plotfuqishëm dhe të Madhëruar, duke pasur turp nga Allahu, duke qenë në dijeni se kur ai bën atë gjë, Allahu e sheh atë dhe e dëgjon. Allahu na ruajttë nga kjo gjendje e keqe!
E dyta: Duke lexuar sa më shumë Kuran, sepse Kurani i shëron dhe i zbut zemrat si dhe i largon nga degjenerimi.
E treta: Shërimi bëhet duke u shoqëruar me njerëz të devotshëm.
E katërta: Shërimi bëhet gjithashtu duke mos ndenjur me dikë që është sprovuar me diçka të tillë. Pra, gjithmonë të ketë kujdes që mos të vetmohet me ndonjërin që është sikur ai. Duhet të rrijë në grup njerëzish.
E pesta: Shërim tjetër është duke e ndërruar rrethin ku ka jetuar, madje edhe duke e lënë qytetin ku jeton.
Përktheu: Jeton Shasivari