Bismilah...

Autor: Imam Muhamed Nasiruddin el-Albani

Burimi: Sahihu Tergibi ue Terhib, vëll. 2, fq. 360

 

 

1821 (2) [hasen] – Transmetohet nga Enes ibën Malik – Allahu qoftë i kënaqur me të – se ka thënë: i Dërguari i Allahut – lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të – i tha Mu’adhit:

“A të të mësoj një lutje me të cilën të lutesh dhe nëse ke borxhe aq sa është kodra e Uhudit, Allahu do t’i shlyejë ato ty? Thuaj o Muadh:

 

اللهمَّ مالِكَ المُلْكِ تُؤْتِي المُلْكَ مَنْ تَشاءُ، وتَنْزِعُ المُلْكَ مِمَّنْ تَشَاءُ، وتُعِزُّ مَنْ تَشَاءُ، وتُذِلُّ مَنْ تَشاءُ، بِيَدِكَ الخَيْرُ إِنَّكَ على كلِّ شَيْءٍ قَدِيرٌ. رَحمنَ الدنيا والآخِرة ورحيمَهما، تُعْطِيهما مَنْ تشاءُ، وتَمْنَعُ منهما مَنْ تشاء، ارْحَمْني رَحْمةً تُغنْيني بها عنْ رَحْمَةِ مَنْ سِوَاكَ

“O Allah! Ti je Poseduesi i mbretërisë, ia jep mbretërinë atij që do dhe ia merr atë atij që do, e lartëson dhe e bën krenar atë që do Ti dhe e ul dhe e poshtëron atë që do Ti, në Dorën Tënde është e mira dhe Ti je me të vërtetë i Plotfuqishëm për çdo gjë. I Gjithëmëshirshmi i dunjasë dhe ahiretit dhe Mëshiruesi i tyre. Këto (dunjanë dhe ahiretin) i jep kujt të duash dhe e privon nga këto atë që do Ti. Më mëshiro me një mëshirë që të mos kem nevojë për mëshirën e dikujt tjetër veç Teje.””

 

Allahumme Malikel Mulki tuutij el-mulke men teshau ue tenzi’u el-mulke mimmen tesha. Tu’izzu men teshau ue tudhil-lu men tesha, bi jedike el-khajr, inneke ‘ala kul-li shejjin kadiir. Rahmane ed-dun-ja uel akhiratu ue rahiimehuma, t’utiihuma men tesha ue temna’u minhuma men tesha. Irhamnij rahmeten tugniinij biha ‘an rahmeti men siuak.

 

E ka transmetuar Taberanij në “es-Sagir” me zinxhir të mirë (xhejjid).

 

 

Përktheu: Jeton Shasivari