Fjala e Allahut të Lartësuar: "Vërtetë që Allahu dhe Melaiket dërgojnë salauate mbi Pejgamberin, andaj o ju që keni besuar dërgoni salauate dhe selame mbi të!" [#Kuran El-Ahzab, 56]
Në këtë ajet ka njoftim dhe urdhër. Sa i përket njoftimit, është Fjala e të Lartësuarit: "Vërtetë që Allahu dhe Melaiket dërgojnë salauate mbi Pejgamberin", pra mbi Muhammedin - sal-lAllahu alejhi ue sel-lem.
Salauati prej Allahut, është lavdërimi i Tij për Muhammedin tek Melaiket e larta.
Salauatet prej Melaikeve, janë kërkimi i faljes. Ato kërkojnë falje për të Dërguarin - sal-lAllahu alejhi ue sel-lem.
Ndërsa salauatet prej njerëzve janë lutjet. Ata luten për të - sal-lAllahu alejhi ue sel-lem.
Përktheu: Servet Mata