Autor: Shejkh Salih el-Feuzan

Pyetje: Kjo pyetje vjen nga faqja “Islami Sot” nga Algjeria, thotë: A lejohet ngritja e duarve duke bërë du’a (lutje) për të vdekurin me xhemat bashkë me imamin pas varrosjes?

Përgjigje: Nuk ka nevojë për imam. Nëse ata kanë futur në dhe, qëndrojnë dhe çdonjëri lutet veçmas për te vdekurin, e jo së bashku njëzëri dhe as që njëri të lutet e të tjerët të thonë amin. Jo! Kjo është në kundërshtim me Sunnetin. Sunneti është që nëse e kanë varrosur, qëndrojnë dhe i luten Allahut, i ngrenë duart. Çdo njëri lutet në vete: “O Allah! Fale atë. O Allah! Bëje atë të qëndrueshëm.” Sepse Pejgamberi – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – kur i varrosi disa shokë të tij, të pranishmëve ju tha:

اِسْتَغْفِرُوا لِأَخِيكُمْ وَسَلُوا لَهُ التَّثْبِيتَ, فَإِنَّهُ الْآنَ يُسْأَلُ

“Kërkoni falje Allahut për vëllanë tuaj dhe lutuni për të për qëndrueshmëri, sepse ai tani po pyetet.”

Pyetet në varr, lutuni për të për qëndrueshmëri.

يُثَبِّتُ اللَّهُ الَّذِينَ آمَنُوا بِالْقَوْلِ الثَّابِتِ فِي الْحَيَاةِ الدُّنْيَا وَفِي الْآخِرَةِ ۖ

“Allahu i bën të qëndrueshëm ata që besuan në Fjalën e Fortë (fjalën e Teuhidit – la ilahe il-lAllah), në jetën e kësaj bote si dhe të botës tjetër.” Ibrahim, 27

Luten për të që Allahu ta bëjë të qëndrueshëm, porse jo njëzëri me xhemat, e as që njëri të lutet dhe të tjerët të thonë amin. Kjo është bidat. Ata duan që ta prishin këtë Sheriat përmes këtyre bidateve, shtojnë gjëra nga vetja e tyre.

I Dërguari na ka urdhëruar që të lutemi për të, të kërkojmë falje për të, të lutemi për të për qëndrueshmëri, e nuk tha të lutemi së bashku me xhemat e as që tha të lutemi njëzëri që të gjithë, e as që tha njëri të lutet e të tjerët të thonë amin. Nuk i ka thënë këto, kurrsesi. Këto janë fatkeqësi të atij që i ka shpikur.

Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org

Përktheu: Jeton Shasivari

3 Korrik 2015