Bismilah...

Autor: Ahmed bin Jahja en-Nexhmi

Burimi: Tesisu el-Ahkam bi Sherhi Umdeti el-Ahkam, 4/152

 

Transmeton Aisheh, radijAllahu anha, se i Dërguari i Allahut - sal-lAllahu alejhi ue sel-lem - ka thënë: "Çdo grua që martohet pa lejen e kujdestarit të saj, nikahu i saj është i pavlefshëm! Nikahu i saj është i pavlefshëm! Nikahu i saj është i pavlefshëm! Nese ai kryen marrëdhënie me të, atëherë asaj i takon që ta marrë mehrin për shkak se ai ia bëri hallall vetes së tij kryerjen e marrëdhënieve me të. E nëse kujdestarët e vajzës kanë mospajtime se kush duhet të jetë kujdestari, atëherë prijësi i vendit është kujdestari i asaj vajze që nuk ka kujdestar." Transmeton et-Tirmidhij (1102)

عَنْ عَائِشَةَ، أَنَّ رَسُولَ اللَّهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ قَالَ: "أَيُّمَا امْرَأَةٍ نُكِحَتْ بِغَيْرِ إِذْنِ وَلِيِّهَا فَنِكَاحُهَا بَاطِلٌ، فَنِكَاحُهَا بَاطِلٌ، فَنِكَاحُهَا بَاطِلٌ، فَإِنْ دَخَلَ بِهَا فَلَهَا الْمَهْرُ بِمَا اسْتَحَلَّ مِنْ فَرْجِهَا، فَإِنِ اشْتَجَرُوا فَالسُّلْطَانُ وَلِيُّ مَنْ لَا وَلِيَّ لَهُ"

____________________

Shejkh Ahmed en-Nexhmi, Allahu e mëshiroftë, thotë:

Ky hadith tregon për pavlefshmërinë e medh'hebit të Ebu Hanifes, i cili ia lejon gruas ta martojë veten e saj.

E para: Gruaja nuk ka udhëheqësi dhe kujdestari për martesë as për veten e saj e as për gratë e tjera.

E dyta: Dallimi midis pasurisë dhe martesës është i qartë. Gruaja mund të lidhet me një burrë për shkak të epshit të saj dhe të flejë me atë i cili nuk është i përshtatshëm për të, ngase gruaja ka intelekt të mangët dhe fe të mangët. Për këtë arsye, Allahu ua ka lënë në dorë burrave kujdestarinë për gratë, në mënyrë që burrat të jenë mbrojtje për to nga veprimet e gabuara.

Kam dëgjuar një kasetë të Abdul-Hamid Kishk-it, Allahu e mëshiroftë, i cili qartësisht i refuzon Hanefitë dhe medh'hebin e tyre të neveritshëm, ku thotë: “Ishte dikur një djalë i ri në Egjipt me një grup djelmoshash të shthurur. Ky djalosh ishte i biri i një dijetari të jurisprudencës Islame në medh'hebin Hanefij. Kështu, ai u tha shokëve të tij: “Nëse ndonjëri prej jush dëshiron të flejë me ndonjë femër, mjafton t'i jap asaj diçka materiale dhe t'i thotë ajo "Unë e martoj veten time me ty," dhe kur ai të largohet prej saj, le ta ndajë atë.

Ajo që kam për qëllim me këtë histori është se dua të argumentohem kundër tij, duke treguar se ky djalosh e përdori medh'hebin Hanefij si rrugë për t'u tallur me nderin e grave dhe e përdori si rrugë për të bërë shkatërrim në tokë.

 

Përktheu: Servet Mata