Bismilah...

Dhjami është i pastër dhe shumë i dobishëm për trupin e njeriut. Nëse do që ta kuptosh këtë, atëherë shiko se si janë bërë njerëzit sot që nuk hanë më dhjamë dhe nuk e shfrytëzojnë atë, dhe kanë filluar t’i përdorin vajrat e rafinuar në gatime, se sa dëme u kanë bërë atyre këto vajra në shëndet dhe mirëqenie.

Allahu ua ndaloi Jehudëve dhjamin, edhe pse ishte i dobishëm për trupin. Kurse sot, ky dhjamë që është i dobishëm për trupin, njerëzit e kanë privuar veten nga ai dhe kanë filluar të thonë “Dhjami është i dëmshëm!” Dhjamin e kanë zëvendësuar me vajra të rafinuar të cilat u kanë shkaktuar dëme dhe sëmundje në shëndetin e tyre.

Për këtë arsye, një hulumtues thotë: “Ata që e kanë përhapur këtë (gjoja dhjami është i dëmshëm) janë Jehudët. Allahu ua ndaloi atyre ngrënien e dhjamit dhe si rrjedhojë e kësaj, ata përhapën propaganda të mëdha duke thënë se dhjami është i dëmshëm.”

Kjo gjë i shtyu Muslimanët që mos ta hanë dhjamin dhe e zëvendësuan atë me vajra të cilat bëjnë dëm me të vërtetë dhe nuk bëjnë dobi. Njeriu duhet të reflektojë dhe ta rishikojë këtë çështje.

 

Përktheu: Jeton Shasivari