Bismilah...

Burimi: Pyetje nga mësimet “Sherhu Fet’hi el-Mexhid”

 

🔹Pyetësi: Unë jetoj jashtë këtij vendi (Arabisë Saudite), ndërsa xhamia në qytetin tim, për të cilën jam siguruar me programet që tregojnë drejtimin e Kiblës, është e devijuar pesëmbëdhjetë deri në njëzet gradë. Për këtë gjë i kam njoftuar ata që janë përgjegjës për xhaminë por ata nuk kanë bërë asgjë, por ndërkohë unë po falem pas Imamit!

🔸Përgjigje: "Mos ji i ashpër në këtë çështje! Pejgamberi - sal-lAllahu alejhi ue sel-lem - thotë: "Hapësira mes lindjes dhe perëndimit është Kible." Kështu që devijimi i vogël, përderisa Qabja nuk është pas shpinës tënde (180°) apo në krahun tënd (90°) nuk përbën problem."

 

Përktheu: Servet Mata