Autor: AbdulAziz Ibën Baz (1420 h.)
Pyetje: A lejohet të bësh dua me zë të lartë nëpër xhami në gjysmën e muajit Shaban (data 15 Shaban) dhe a është i saktë ky veprim?
Përgjigje: Jo, nuk lejohet. Nuk ka hadithe të sakta për natën e gjysmës së muajit Shaban. Të gjitha hadithet që janë transmetuar rreth saj janë ose të shpikura ose të dobëta. Kjo natë nuk veçohet as me lexim, as me namaz individual e as me namaz me xhemat. Fjala që kanë thënë disa dijetarë, se ajo është natë e veçantë, kjo fjalë është e dobët. Hadithet që transmetohen për të janë të dobëta, nuk janë të sakta. Pra, nata e gjysmës së muajit Shaban nuk veçohet me asgjë. Kjo është e sakta.
Përktheu: Umm 'Akil
Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org