Shejkh Ubejd el-Xhabirij
Burimi: http://ar.miraath.net/fatwah/6053
Pyetje:
Allahu ju dhëntë të mira shejkhu jonë, dhe kjo është pyetja e gjashtëdhjetë e katër, pyetësi thotë: A përfshihet mashkulli dhe femra tek rruajtja e flokëve të posalindurit? Dhe na përmend argumentin, Allahu ju ruajttë.
Përgjigje:
Rruatja e flokëve është e veçantë për meshkujt, për shkak të fjalës së tij (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ajo që më duket mua – Allahu e din më së miri – në lidhje më ‘akikën:
للجاريةِ شاة، وعَنِ الوَلَدِ شاتان، تُذْبَحُ يوم سابعه، ويُحْلَقُ، ويُسَمَّى
“Për vajzën (theret) një dele, ndërsa për djalin dy dele, theret në ditën e shtatë (që nga dita e lindjes), dhe atij i rruhet (koka) dhe i vendoset emri.”
Dhe Allahu e din më së miri. Po.
Përktheu: Jeton Shasivari