Bismilah...

Shejkh Muhamed Aman el-Xhamij

Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=114982

Pyetje:

Njëri pyet rreth gjykimit në lidhje me atë që bëjnë disa njerëz, (pyetësi) thotë: ai që mban cigare në xhep dhe fal namaz?

Përgjigje:

Disa prej tyre që kanë njëfarë lloj turpi, marreje dhe respekti ndaj namazit, e vendos duhanin tek këpucët atje, dhe ky është prej atyre më të mençurve. Prej duhanxhinjve më të mençur është ai që e len duhanin tek këpucët e tij dhe ky është vendi që i takon (duhanit). Sidoqoftë, para se të hulumtojmë rreth gjykimit të saktësisë së namazit dhe mos-saktësisë së namazit dhe ai që e mban duhanin në xhep, namazi i tij – in shaa Allah – është i saktë.

Por, çështja nuk qëndron që të mbaj duhan në xhepin e tij, mirëpo e gjithë çështja qëndron se, përse pi duhan? A ka dëgjuar gjykimin e (pirjes së) duhanit në Islam apo nuk e ka dëgjuar?

Atëherë, le të dëgjojë: Duhani është haram, ja kështu, fare e thjeshtë, ai është haram. Fare e thjeshtë dhe e qartë. Lirisht mundesh të polemizosh, përse është haram?

A është dehës? Përgjigja është: Jo.

A është narkotik? Ti e din më mirë.

A është i fëlliqur? Po, i fëlliqur.

A është ky shkaku i ndalesës? Jo.

Shkaku i ndalesës është shpërdorimi dhe shpenzimi i humbjes së pasurisë. Jemi ndaluar të merremi me thashetheme, të humbasim pasurinë si dhe të bëjmë pyetje të shumta. Humbja e pasurisë është haram sipas konsensusit (pajtimit unanim të dijetarëve), madje edhe duhanxhinjtë janë unanimisht të pajtimit.

Në qoftë se njeriu merr një lek prej njëqind apo pesë apo dhjetë apo një rijali (monedhë Saudiane), dhe e shkrep çakmakun derisa e djeg atë lek, dhe atypari kalon dikush, qoftë edhe prej duhanxhinjve, çfarë do thotë? Do thotë: Ky është budalla. Po! Ky është budalla. Budallai i djeg paratë.

O ti duhanxhi budalla sikurse ai, sepse ti i ke djegur paratë me një metodë jo të menjëhershme. I ke blerë në dyqan derisa i ke djegur ato – siç i thonë – kokërr për kokërr (një për një) dhe kanë mbaruar.

Cili është dallimi që të djegësh një lek prej dhjetë rijali – nuk e di sa i ke blerë, pesë apo dhjetë – dhe t’i djegësh pak nga pak me një metodë jo të menjëhershme?

Nuk ka dallim në mes tyre. E gjithë kjo është humbje e pasurisë dhe e gjithë kjo është haram.

Kështu që, duhani është haram.

Video në AudioSelefi.org

Përktheu: Jeton Shasivari