Shikimi i auretit të vajzës së vogël nga babai
Autor: Shejkh Abdul-Azijz Bin Baz
Burimi: http://www.binbaz.org.sa/node/18215
Pyetje: Hyj në banjë bashkë me vajzat e mija të vogla, pesë dhe shtatë vjeç, për t’i ndihmuar që të pastrojnë flokët. A ka gjë nëse unë shoh auretin e tyre?
Përgjigje: Nuk ka gjë. Nëse ato janë më pak se shtatë vjeç, atëherë ska auret për to - për fëmijën mashkull dhe për fëmijën femër. Dhe nuk ka gjë që ti pastrosh ata apo t’i ndihmosh që të pastrohen. Por, nëse e kanë arritur moshën shtatë vjeçare, atëherë nuk duhet. Aureti i tyre mbulohet, mbulohet aureti i tyre dhe nuk e prek veçse në rast nevoje. E prek atë nëna në mënyrë që ta pastrojë apo e prek shërbëtorja që ta pastrojë, (në këtë rast) ska gjë nëse nuk di ta pastrojë veten.
Përktheu: Umm ‘Akil