Bismilah...

Autor: Shejkh ‘Abdul-‘Azijz Ibën Baz

Burimi: http://www.binbaz.org.sa/fatawa/101

 

 

Pyetje: A lejohet të vendoset ndonjë copë llamarine apo ndonjë shenjë mbi varrin e të vdekurit, ku të shkruhen në të ajete nga Kur`ani, duke shtuar edhe emrin e të vdekurit, datën kur ka vdekur etj.?

 

Përgjigje: Nuk lejohet që të shkruhet mbi varrin e të vdekurit, as ajete nga Kur`ani e as ndonjë gjë tjetër, as në llamarinë, as në pllaka e as në gjëra të tjera, sepse ka ardhur në transmetim të saktë nga Pejgamberi – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem –, nga hadithi i Xhabirit – radijAllahu ‘anhu –, se ai – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem –:

نهى أن يجصص القبر وأن يقعد عليه وأن يبنى عليه له.

ndaloi që të suvatohet varri apo që të ulesh mbi të apo që të ndërtohet mbi të.”

E ka transmetuar Muslimi në Sahihun e tij, kurse Tirmidhiu me Nesaiun kanë shtuar në të, nga një transmetim i saktë:

وأن يكتب عليه.

dhe që të mos shkruhet mbi të.”

 

 

 

Përktheu: Alban Malaj