Bismilah...

Autor: Abdul-Aziz bin Abdullah ibën Baz (1420 h.)

Burimi: Mexhmu’u Fetaua ue Mekalat Muteneuui’ah, 20/67

 

 

Pyetje: Çfarë gjykimi ka për atë që kërkon t’i kthehet dhurata që i ka bërë dikujt, e kjo dhuratë është që një person i ka dhënë dikujt një shumë parash si dhuratë, pastaj kërkon që t’i kthehen ato para?

 

Përgjigje: Gjykimi për të është se ai është mëkatar dhe e ka detyrë që të pendohet nga kjo që ka bërë dhe t’ia kthejë dhuratën atij që ia ka bërë. Për shkak se Pejgamberi – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem –, ka thënë:

الْعَائِدُ فِي هِبَتِهِ كَالْكَلْبِ يَقِيءُ، ثُمَّ يَعُودُ فِي قَيْئِهِ

“Ai që i kthehet dhuratës së tij, është si puna e qenit që vjell pastaj i kthehet të vjellës së tij dhe e ha atë.” (Bukhariu 2589, Muslimi 1622)

 

Dhe fjala e Pejgamberit – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem –:

‏ لاَ يَحِلُّ لأَحَدٍ أَنْ يُعْطِيَ عَطِيَّةً فَيَرْجِعَ فِيهَا إِلاَّ الْوَالِدَ فِيمَا يُعْطِي وَلَدَهُ ‏

“Askujt nuk i lejohet që t’i bëjë një dhuratë dikujt e pastaj të kërkoj që t’i kthehet, përveç babait kur i jep diçka djalit të tij.” (Tirmidhiu, 2132)

 

Allahu është Dhënësi i suksesit.

 

Përktheu: Jeton Shasivari