Autor: Shejkh Muhamed Ibën Salih el-‘Uthejmin
Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=131224
Marrë nga: Libri i dijes (150-152), i Shejkh Muhammed bin Salih el-Uthejmin.
Pyetje: A lejohet komentimi i Kuranit Fisnik me teoritë shkencore të sotme?
Përgjigje: Komentimi i Kur`anit me teoritë shkencore është i rrezikshëm, sepse nëse ne e komentojmë Kur`anin me ato teori, më pas do të vijnë teori të tjera të cilat i kundërshtojnë teoritë e mëparëshme, rrjedhimisht del që Kur`ani është i pasaktë sipas këndvështrimit të armiqëve të Islamit. Ndërsa, sipas këndvështrimit të Muslimanëve, ata thonë se gabimi qëndron tek ai që e ka komentuar Kur`anin me atë (teori). Kurse armiqtë e Islamit janë në pritë për këtë. Prandaj, unë paralajmëroj fuqimisht kundër ngarendjes për komentimin e Kur`anit me këto çështjet shkencore, dhe kjo çështje duhet t'i lihen realitetit. Nëse realiteti e ka vërtetuar atë, atëherë s`ka nevojë të thuhet Kur`ani e ka vërtetuar atë, ngase Kur`ani ka zbritur për adhurim, moral të mirë, reflektim. Thotë Allahu – ‘Azze ue Xhel-le -:
كِتَابٌ أَنْزَلْنَاهُ إِلَيْكَ مُبَارَكٌ لِيَدَّبَّرُوا آيَاتِهِ وَلِيَتَذَكَّرَ أُولُو الألْبَابِ (٢٩)
Dhe këto çështje nuk kuptohen me anë të ekperimenteve dhe nuk i perceptojnë dot njerëzit me dijet e tyre. Pastaj, ky mund të jetë një rrezik shumë i madh e trashanik që Kur`ani të zbresë për këto (teori). Po u jap një shembull: Thënia e Allahut të Lartësuar:
يَا مَعْشَرَ الْجِنِّ وَالإنْسِ إِنِ اسْتَطَعْتُمْ أَنْ تَنْفُذُوا مِنْ أَقْطَارِ السَّمَاوَاتِ وَالأرْضِ فَانْفُذُوا لا تَنْفُذُونَ إِلا بِسُلْطَانٍ (٣٣)
Kur shkuan njerëzit në hënë, disa njerëz e komentuan këtë ajet me atë që ndodhi dhe se ky ajet ka zbritur për të dhe thanë: Ajo që kihet për qëllim me fjalën "sultan", është dija, dhe se ata me dijen e tyre arritën të përshkonin kufijtë e Tokës dhe të kalonin gravitetin e Tokës. Porse kjo është gabim dhe nuk lejohet që të komentohet Kur`ani me këto sepse nëse ti e komenton Kur`anin me kuptim, atëherë nga kjo rrjedh që ti dëshmon se Allahu ka pasur për qëllim atë kuptim dhe kjo është dëshmi e madhe e do të pyetesh për të.
Dhe kush mediton rreth këtij ajeti, do të shohë se ky komentim është i pavërtetë, ngase ajeti ka pëmendur gjendjet e njerëzve dhe si do të përfundojë çështja e tyre. Lexo suren Er-Rahman dhe do të shohësh se ajeti është përmendur pas thënies së Lartësuarit:
كُلُّ مَنْ عَلَيْهَا فَانٍ (٢٦) وَيَبْقَى وَجْهُ رَبِّكَ ذُو الْجَلالِ وَالإكْرَامِ (٢٧) فَبِأَيِّ آلاءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ (٢٨)
“Çdo gjë që është në Tokë, do të zhduket, e do të mbetet vetëm Fytyra (Qenia) e Zotit Tënd, plot Madhëri dhe Nderim. Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!” [er-Rrahman, 26-28]
Dhe ne pyesim: A i përshkuan kufijtë e Qiellit ata njerëz? Përgjigja është jo, Allahu thotë:
إِنِ اسْتَطَعْتُمْ أَنْ تَنْفُذُوا مِنْ أَقْطَارِ السَّمَاوَاتِ
"Nëse keni fuqi të përshkoni kufijtë e qiejve dhe të Tokës."
Së dyti: A dërgoi kundër atyre flakë zjarri dhe tunxh të shkrirë? Përgjigja është jo. Atëherë, nuk është e saktë që ajeti të komentohet ashtu siç e komentuan ata. Dhe themi: ajo çka arritën ata është si rezultat i ekperiencës që e kanë fituar nëpërmjet eksperimenteve të tyre. Por ama që ta deformojmë Kur`anin për t'ia nënshtruar atë këtij argumentimi (që e përdorin shkencëtarët - sh.p.), kjo nuk është e saktë dhe as qe lejohet.
Përktheu: Umm ‘Akil