Bismilah...

Autor: Shejkh Salih el-Feuzan

Pyetje: Cili është mendimi juaj, o Shejkh bujar, në lidhje me quajtjen e tërmeteve, vullkaneve dhe llojeve të tjera të dënimeve, “ndodhi natyrore”?

Përgjigje: Kjo nuk lejohet! Thonë se këto janë fatkeqësi natyrore!!! Ata ia atribuojnë natyrës!! Kjo është njësoj si fjala:

وَإِن يَرَوْا كِسْفًا مِّنَ السَّمَاء سَاقِطًا يَقُولُوا سَحَابٌ مَّرْكُومٌ

“Edhe sikur të shihnin se po bie një copë nga qielli, ata do të thoshin: “Është veç një grumbull resh”!” [et-Tuur, 44]

Ata nuk marrin mësim nga ato, dhe të thonë: “Kjo është nga Allahu, është dënim nga Allahu, është përkujtim për robërit.” Përkundrazi, mbas gjithë asaj që u ndodhi nga tërmeti i tmerrshëm, i cili i trazoi njerëzit, si e quajnë atë? Cunami! Kur foli njëri prej dijetarëve duke nxjerrë përkujtim dhe mësim nga ajo që ndodhi, gazetat e përqeshën dhe u tallën me të dhe thanë se ky nuk e paska mendjen! Thonë se këto janë gjëra të natyrës e nuk tregojnë për Zemërimin e Allahut dhe as për dënimin e Allahut, ato nuk janë dënim nga Allahu porse janë gjëra të natyrës! Kjo është fjalë e qafirave, është e njëjtë. Po.

Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org

Përktheu: Alban Malaj