Bismilah...

Autor: Komisioni i Përhershëm për Fetva

Burimi: Fetaua el-Lexhneti Daimeh, vëll. 4, fq. 180, fetvaja nr. 9247

 

 

Pyetje: Cili është gjykimi i Sheriatit për tefsiret (komentimet) të cilat quhen tefsire shkencore? Dhe sa është hapësira e ligjëruar me Sheriat për ndërlidhjen e ajeteve të Kuranit me disa eksperimente shkencore, sepse janë shtuar polemikat rreth këtyre meseleve?

 

Përgjigje: E gjithë lavdia dhe falenderimi i takon Allahut; lëvdata dhe shpëtimi qofshin për të Dërguarin e Tij, familjen dhe shokët e tij.

 

Më tej:

Nëse këto janë nga lloji i tefsireve të cilat e komentojnë Fjalën e Tij, të Lartësuarit:

 

﴿أَوَلَمْ يَرَ الَّذِينَ كَفَرُوا أَنَّ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضَ كَانَتَا رَتْقًا فَفَتَقْنَاهُمَا وَجَعَلْنَا مِنَ الْمَاءِ كُلَّ شَيْءٍ حَيٍّ أَفَلَا يُؤْمِنُونَ﴾

“A nuk e din ata që mohuan (qafirat) se qiejt dhe toka ishin bashkë, e Ne i ndamë ato të dyja dhe nga uji krijuam çdo gjë të gjallë. A nuk po besojnë?” El-Enbija, 30

 

Pra, (sipas tyre) toka ka qenë e bashkuar me diellin dhe ka qenë pjesë e saj, dhe për shkak të rrotullimit të shpejtë të diellit, toka u nda nga dielli. Pastaj, sipërfaqja e tokës u tha, kurse brendësia e saj ngeli e nxehtë, dhe u bë një nga yjet të cilat rrotullohen rreth diellit.

 

Nëse tefsiri është i këtij lloji, atëherë nuk duhet t’u mbështetemi e as të bazohemi në këto tefsire.

 

Po ashtu, tefsiret me të cilat argumentohen autorët e tyre se me Fjalën e Tij, të Lartësuarit:

 

وَتَرَى الْجِبَالَ تَحْسَبُهَا جَامِدَةً وَهِيَ تَمُرُّ مَرَّ السَّحَابِ

“Ti i shikon malet dhe mendon se janë të palëvizshme, por ato do të lëvizin (Ditën e Gjykimit) ashtu siç lëvizin retë.” En-Neml, 88

(Sipas pretendimeve të tyre ky ajet) është argument për rrotullimin e tokës.

 

Këto lloje tefsiresh i ndryshojnë fjalët nga domethënia e tyre (e vërtetë) dhe e anojnë Kuranin tek ajo që quhet teori shkencore, të cilat në fakt janë hamendësime ose iluzione dhe fantazira.

 

Të këtillë janë të gjitha llojet e tefsireve të cilat mbështeten në ide të reja, të cilat nuk kanë bazë në Kuran dhe Sunet e as në fjalët e Selefëve të umetit, për shkak se në këto tefsire flitet për Allahun pa dije.

 

Prej Allahu vjen sukesi.

Lëvdata dhe shpëtimi i Allahut qoftë për Pejgamberin Muhamedin, për familjen e tij dhe shokët e tij.

 

Komisioni i Përhershëm për Kërkime Akademike dhe Fetva:

 

Anëtar: Abdullah bin Ku’ud

Anëtar: Abdullah bin Gudejan

Zëvendëskryetar i komisionit: Abdur-Rezzak el-Afifi

Kryetar: Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz

 

 

Përktheu: Jeton Shasivari