Bismilah...

 

Transmetohet nga Thubani, radijAllahu anhu, se i Dërguari i Allahut, sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, ka thënë:

إِنَّ اللَّهَ زَوَى لِيَ الأَرْضَ فَرَأَيْتُ مَشَارِقَهَا وَمَغَارِبَهَا...

“Allahu ma shfaqi tokën dhe unë e pashë lindjen dhe perëndimin e saj...” [1]

 

Shpjegimi:

Shejkh Abdullah bin Humejd, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

Ky është hadith madhështor dhe është argument për një nga muxhizet (mrekullitë) e të Dërguarit të Allahut, sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem...

Fjala e tij ku thotë: “Allahu ma shfaqi tokën dhe unë e pashë lindjen dhe perëndimin e saj...” do të thotë: e bashkoi dhe e mblodhi tokën duke ma shfaqur atë. Kështu që, atë që është larg e bëri të afërt, saqë atë që është larg ia mundësoi që ta shoh nga afër. Pra, ai sikur e pa tërë tokën, ashtu siç e sheh njeriu bukën në dorën e tij.

Burimi: Sherhu Kitabi Teuhid, fq. 374, botimi “Dar ibn Xheuzij”

 

Shejkh Salih el-Feuzan, Allahu e ruajttë, thotë:

Kjo është një nga muxhizet e tij – sal-lAllahu alejhi ue sel-lem – se Allahu ia shfaqi tokën duke ia bërë të mundur që ta shoh në pamje të zvogëluar, kështu ai e pa lindjen dhe perëndimin. Allahu është i Plotfuqishëm për çdo gjë.

Burimi: et-T’alik el-Mukhtesar el-Mubiin ‘ala Kurrati ‘Ujuni Muahhidin, fq. 440, botimi “el-Mektebul Esedijeh’

 

Shejkh Salih el-Feuzan, Allahu e ruajttë, thotë:

Fjala e tij ku thotë: “Allahu ma shfaqi tokën...” do të thotë: i afroi vendet e saj saqë Pejgamberi – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – e pa krejt tokën duke qëndruar në vendin  e tij dhe kjo është një nga muxhizet e tij.

Burimi: et-Talik el-Kauiim ‘ala Kitab Iktidai Siratil Mustekim, vëll. 1, fq. 259-260, botimi “er-Risaleh el-‘Alemijeh”.

 

­­­­________________

[1] Muslimi (2889)

 

Përktheu: Jeton Shasivari