Bismilah...

Autor: Salih bin Feuzan el-Feuzan

Burimi: Pyetje dhe përgjigje nga shpjegimi i librit “el-Fetaua el-Hamauijeh” nr. 1024

 

Pyetje: Astronomët thonë: “Pas qiellit tonë të dunjasë s'ka gjë tjetër vetëm se hapsirë.” Kjo hapsirë, a është në qiellin e parë të dunjasë apo si? A është e saktë kjo fjalë e tyre?

Përgjigje: Dihet se astronomët nuk pohojnë ekzistencën e qiejve dhe thonë se ekziston sistemi diellor dhe se trupat qiellorë rotullohen rreth diellit përfshirë edhe tokën e cila lëviz rreth diellit. Kjo është gënjeshtër! Kjo e kundërshon Kuranin, se dielli na qenka i palëvizshëm dhe se trupat qiellorë rrotullohen rreth tij.

Por trupat qiellorë janë poshtë qiejve në hapsirë (siç thotë Allahu në Kuran):

وَكُلٌّ فِي فَلَكٍ يَسْبَحُونَ

“Të gjitha ato lëvizin në orbitën e vet.” Jasin, 40

Ka njerëz që thonë se trupat qiellorë janë nëpër qiej, porse e sakta është se ato janë poshtë qiejve, pra yjet janë poshtë qiejve në orbitat e tyre.

 

Përktheu: Jeton Shasivari